Pamjet e para të teleskopit Webb shfaqin pamjet infra të kuqe më të thella ndonjëherë të universit tonë

Pikëpamja jonë për universin sapo është zgjeruar.

Pamja apo fotografia e parë nga teleskopi i ri hapësinor i NASA-s i zbuluar është i mbushur me galaktika dhe ofron pamjen më të thellë të kozmosit të fotografuar ndonjëherë.

Pamja fillestare e teleskopit hapësinor James Webb është më e largëta që njerëzimi e ka parë ndonjëherë si në kohë ashtu edhe në distancë, më afër agimit të kohës dhe skajit të universit.

Kjo pamje do të pasohet të martën nga publikimi i katër shkrepjeve të tjera të bukurisë galaktike nga vështrimet fillestare të jashtme të teleskopit.

Pamja e “fushës së thellë” e prezantuar të hënën gjatë një ngjarjeje të shkurtër të Shtëpisë së Bardhë është e mbushur me yje të shumtë, me galaktika masive në plan të parë dhe galaktika të zbehta dhe jashtëzakonisht të largëta që vështrojnë këtu dhe atje.

Pamja tregon SMACS 0723 – një grumbull galaktikash në yjësinë e Hemisferës Jugore, Volans – me vetë grumbullimin rreth 4.6 miliardë vite dritë larg.

Një pjesë e pamjes është dritë nga jo shumë kohë pas Big Bengut, i cili u vlerësua të kishte ndodhur 13.8 miliardë vjet më parë.

Presidenti Joe Biden u ndje i eksituar me pamjen e re të universit për të cilën tha se tregonte “dritën më të vjetër të dokumentuar në historinë e universit nga mbi 13 miliardë – më lejoni ta them përsëri – 13 miliardë vjet më parë. Është e vështirë të kuptosh.”

Pamja e ngarkuar me qindra njolla, vija, spirale dhe rrotullime me ngjyrë të bardhë, të verdhë, portokalli dhe të kuqe – efekti i shtrembërimit gravitacional ndërkohë që drita përshkon distanca të mëdha për të arritur teleskopin – është vetëm “një grimcë e vogël e universit”, deklaroi Administratori i NASA-s, Bill Nelson.

Dhe ende më shumë, po na tregon dita e martë. Fotografitë e reja përfshijnë një pamje të një planeti gjigant të gaztë jashtë sistemit tonë diellor, dy pamje të një mjegullnaje ku yjet lindin dhe vdesin në bukuri spektakolare dhe një përditësim të një pamje klasike të pesë galaktikave të grumbulluara fort që kërcejnë rreth njëra-tjetrës.

Teleskopi Hapësinor James Webb është një aparat revolucionar i krijuar për të ofruar pamje nëpër kozmos deri në agimin e universit.

Webb, i cili i shikon subjektet e tij kryesisht në spektrin infra të kuq, është rreth 100 herë më i ndjeshëm se paraardhësi i tij 30-vjeçar, Teleskopi Hapësinor Hubble, i cili rrotullohet rreth Tokës nga 547 km larg dhe vepron kryesisht në gjatësi vale optike dhe ultravjollcë.

Hubble ka pasur mundësinë të shohë deri në 13.4 miliardë vjet. Hubble e ka gjetur nënshkrimin e valës së dritës të një galaktike jashtëzakonisht të ndritshme në vitin 2016./Euronews

Përgatiti: Nuhi Shala