Pajisja e cila e analizon urinën duke u vendosur në tualet, rezultatet dërgohen në telefon

Në panairin e madh të teknologjisë CES 2023 të këtij viti, u prezantua një produkt mjaft interesant, i destinuar për përdorim në tasin e tualetit, nga ku dërgon të dhëna në celularin e përdoruesit.

Këtë javë në panairin ndërkombëtar të teknologjisë CES 2023, Withings prezantoi U-Scan, një sensor që ngjitet në guacën e tualetit dhe analizon urinën e përdoruesit sa herë që ata bëjnë urinën.

U-Scan do të jetë në dispozicion në Evropë në gjysmën e parë të këtij viti, ndërsa planifikohet të vendoset edhe në tregun amerikan, pasi Administrata kompetente e SHBA-së për Ushqimin dhe Barnat t’i japë dritën jeshile.

Është e njohur për të gjithë se informacione të rëndësishme për shëndetin tonë mund të merren nga një mostër e urinës në laboratorët mjekësorë, për shembull, nëse jemi të dehidratuar, nëse ka një shtatzëni, nëse ka një infeksion në trup dhe indikacione për mund të sigurohet edhe shëndeti i organeve të tjera në trup.

Kompania Withings projektoi produktin e saj rreth disa prej këtyre biomarkerëve, dhe ata e bënë atë në dy versione. Në versionin e parë, një gëzhojë futet në U-Scan për ta monitoruar informacionin rreth ushqyerjes dhe metabolizmit, duke matur nivelet e ketonit dhe vitaminës C dhe duke testuar pH të urinës (pH i ulët ose i lartë mund të lidhet me shëndetin e veshkave dhe më shumë).

Në versionin e dytë, është një insert për gratë që duan t’i monitorojnë më mirë ciklet e tyre menstruale, duke i matur valët e LH ose hormonit luteinizues. LH arrin kulmin kur ovulacioni është afërsisht dhe fertiliteti ka të ngjarë të jetë më i lartë. Kjo gëzhojë e ka edhe funksionalitetin e të parës.

Një gëzhojë ka mjaft shirita TST për rreth tre muaj përdorim

Nga ëithings thonë se pajisja funksionon më mirë nëse ngjitet në pjesën e përparme të tualetit dhe kjo kërkon një dozë “kreativiteti” kur meshkujt urinojnë nga pozicioni në këmbë. Urina hyn në një vrimë të vogël grumbullimi dhe sensori e dallon urinën nga lëngjet e tjera të jashtme, si dhe urinën e njerëzve të ndryshëm. Urina më pas zhvendoset në kapsulën e provës dhe pas përfundimit të analizës, mbetjet lirohen nga pajisja dhe zhduken me shpëlarje.

Rezultatet e analizës dërgohen me valë (WiFi) në telefonin e përdoruesit dhe ruhen në aplikacionin Withings Health Mate.

Çmimi i U-Scan në Evropë është rreth 500 euro, por duhet theksuar se kjo pajisje nuk është aspak zëvendësues për laboratorët mjekësorë dhe kontrollet e rregullta mjekësore të urinës./Cnet