Opsione të dobishme që na bëjnë më të lehtë: Një mori lajmesh vijnë në Google Maps

Google ka lansuar disa tipare të reja për Maps që mund t’ju ​​ndihmojnë të ktheheni në një jetë ‘normale’ atëherë kur një numër i madh njerëzish të jenë vaksinuar. Një nga ndryshimet më të dobishme për zgjerimin është tipari i mbingarkesës së transportit publik që tani është i disponueshëm në mbi 10,000 qytete në 100 vende.

Marrë parasysh faktin se shtetet me një numër të vogël të personave të sapo infektuar që regjistrojnë një numër në rritje të punëdhënësve që i detyrojnë punonjësit e tyre të kthehen në zyra pune, parashikimi i mbingarkesës së transportit publik do ta bëjë më të lehtë për të gjithë të kontrollojnë nëse ka vende të mjaftueshme ose nëse një autobus ose tramvaj është përplot me udhëtarë.

Në këtë mënyrë, shpjegon Engadget, do të jetë më e lehtë për përdoruesit të zgjedhin një mjet tjetër transporti në rast se mjeti të cilin ata tashmë e kanë planifikuar ta përdorin është i ngarkuar plot me njerëz. Këto parashikime llogariten nga një kombinim i inteligjencës artificiale dhe meta të dhënave të transmetuara nga të gjithë përdoruesit e Google Maps në kombinim me trendet aktuale në lëvizje dhe aktivitete.

Kompania ka lansuar gjithashtu një qasje të Timeline për Maps, që do të thotë se për sa kohë që jeni në Android dhe keni historikun e vendndodhjes suaj të aktivizuar, do të jeni në gjendje të shihni tendencat mujore në lëvizje. Për shembull, ju do të shihni vendet që vizitoni më shpesh, si dhe distancën dhe kohën e kaluar në transportin publik, transmeton engadget.

Në fund, ka një kartë e quajtur Trips in the Timeline, e cila është në dispozicion për çdo pronar Android dhe do t’i lejojë ata ti kujtojnë destinacionet e tyre të preferuara që kanë vizituar. Në rast se vendpushimi i tyre i preferuar nuk pranon më mysafirë, do të keni mundësi të vizitoni virtualisht hotele, restorante dhe vende të tjera që i keni pëlqyer.

Përktheu: Nuhi Shala