Opsion i ri: Google Pay do të bëjë transferime ndërkombëtare të parave

Ky shërbim aktualisht funksionon vetëm në SH.B.A., Singapor dhe Indi dhe kompania në fjalë po njofton lidhur me një zgjerim të funskioneve të saja së fundmi edhe në mbi 200 vende të botës.

Prej disa kohësh, Google po përpiqet ta rrisë numrin e përdoruesve të aplikacionit të ri Pay duke i defunksionalizar veçoritë e një aplikacioni të vjetër. Përditësimi i fundit aktualisht mbulon shtetasit e SHBA dhe lejon transferime ndërkombëtare të parave falë bashkëpunimeve me Wise dhe Western Union. Transferimi i parave është, pa dyshim, aktualisht i kufizuar në Indi dhe Singapor, por Google premton se do ta zgjerojë këtë funksion në mbi 200 vende përpara fundit të vitit aktual.

Për t’i inkurajuar përdoruesit që të kalojnë në shërbimin e tyre, Google po ofron transferime falas parash përmes ëestern Union deri më 16 qershor, ndërsa ëise nuk do të aplikojë ndonjë tarifë për transferimet nën 500 dollarë.

Sipas  blogut Engadget, me këtë lëvizje, Google është futur në një biznes shumë fitimprurës ndërkombëtar të transferimit të parave i cili vlen 470 miliardë dollarë me qëllim të atakimit të konkurrentëve të tillë si PayPal dhe Samsung Pay.

Ndërkohë që Google sapo po hyn në këtë fushë, konkurrentët si PayPal dhe filiali i tij Venmo tashmë po mundësojnë blerjen dhe shitjen e Bitcoin si dhe monedhave të tjera virtuale. Google është padyshim i vetëdijshëm për këtë, por pyetja është nëse do të përpiqet të bëjë diçka të ngjashme në të ardhmen.

 

Përktheu: Nuhi Shala