Oppo prezanton smartfonin e palosshëm Find N2 Flip për tregun global

Pasi e bëri publik telefonin e saj të palosshëm Find N2 Flip në Kinë vitin e kaluar, Oppo e prezantoi pajisjen në tregun global ditë më parë. Është, pajtohen të gjithë ata që e kanë provuar dhe testuar tashmë, një konkurrent i vërtetë i Galaxy Z Flip 4 të Samsung, modeli më i popullarizuar i një pajisjeje të tillë palosëse.

Ajo që duhet veçuar dhe theksuar është ndoshta avantazhi më i madh i tij në krahasim me konkurrentin e Samsung, është ekrani i jashtëm. Diagonalja e saj është më e madhe (është 3.26 inç me rezolucion 382 x 720 pikselë) dhe zë pjesën më të madhe të hapësirës në pjesën e sipërme të pajisjes pranë kamerave, dhe kjo zonë më e madhe është dëshmuar të jetë jashtëzakonisht e dobishme në mënyrë që telefoni nuk duhet të hapet vazhdimisht për të parë njoftimet dhe informacione të tjera.

Dhe kur është i hapur, diagonalja e tij është më e madhe se Galaxy Flip 4 dhe është 6.8 inç. Është një ekran AMOLED me një rezolucion prej 2520 x 1080 piksele me një shpejtësi rifreskimi prej 120 Hz. Ai mundësohet nga çipi i MediaTek Dimensity 9000+ dhe do të jetë i disponueshëm në një version me 8 GB memorie dhe 256 GB hapësirë ​​ruajtëse. Versionet e tjera që do të kenë më shumë memorie dhe që do të jenë të disponueshme në tregun botëror nuk dihen ende dhe së shpejti duhet të mësojmë më shumë rreth tyre,. Kapaciteti i baterisë është 4300 mAh dhe mbështet karikimin e shpejtë 44w.

Sa i përket kamerave, Oppo Find N2 Flip vjen me sensorin kryesor Sony IMX890 me rezolucion 50 MP, dhe pranë tij është një sensor ultra i gjerë 8 MP (edhe Sony – IMX355), ndërsa në brendësi ka një Kamerë 32 MP për të bërë selfie.

Ky telefon inteligjent është i bazuar në Android dhe vjen me softuerin ColorOS 13 të Oppo-s dhe kompania kineze thekson se të gjithë klientët do të kenë deri në 5 vjet përmirësime të sigurisë dhe 4 vjet përmirësime të softuerit. Prandaj, kushdo që blen Find N2 Flip nuk duhet të shqetësohet për sigurinë dhe opsionet e reja që vijnë me gjeneratat e fundit të softuerit./Android Police

Përgatiti: Nuhi Shala