Ofertat më të reja: Samsung Galaxy S21, S21 Plus dhe S21 Ultra

Javën e kaluar Samsung e ka bërë publik modelin e saj të fundit: formacionin Galaxy S21, i cili përfshin modelet S21, S21 Plus dhe S21 Ultra. 

Ashtu siç figurojnë edhe emrat, secili model është azhurnuar pak (dhe pak më i kushtueshëm) se ai para tij, duke rezultuar në një spektër specifikimesh për të përmbushur nevojat e çdo përdoruesi të Android. 

Dallimet më të dukshme midis linjës Galaxy S21 të Samsung, përveç çmimit, janë madhësia e ekranit, kapaciteti i baterisë dhe aftësitë e kamerës. Nëse jeni adhurues të ekraneve të mëdha atëherë mund të zgjidhni modelin  e Ultra-s. Por nëse pëlqeni të shikoni më shumë video, atëherë modeli me madhësi më të madhe është ndoshta zgjidhja e duhur për ju.

  • Galaxy S21: 15.748 cm
  • Galaxy S21 Plus: 17.018 cm
  • Galaxy S21 Ultra: 17.272  cm

Kapaciteti i baterisë në këto tri modele është më i madh natyrisht 

  • Galaxy S21: 4,000 mAh
  • Galaxy S21 Plus: 4,800 mAh
  • Galaxy S21 Ultra: 5,000 mAh

Pasionanët e kamerës ndoshta do të dëshirojnë të kenë modelin S21 Ultra pasi që modeli  Ultra ka disa truqe shtesë të kamerës, të dëshmuara nga moduli i kamerës ekstra të madhe katërfishore, i cili gjithashtu ka edhe blicin e tij. S21 Ultra ka edhe Space Zoom, një aparat ekstra fotografik dhe një lente me kënd të gjerë 108 megapikselash, megjithëse mbetet të shihet saktësisht se sa ndryshim do të bëjnë kamerat e Galaxy S21 Ultra.

Nës dëshironi suportim për S Pen atëherë vetëm S21 Ultra e ka atë. Nëse kërkoni hapësirë më të madhe ruajtje atëherë modeli Ultra ka kapacitet prej 512 GB.