Miliarderi Elon Musk, Foto: TED, Video

Njoftimi për blerjen e Twitter-it i kushton Elon Musk me humbjen e 49 miliardë dollarëve

Elon Musk i ka humbur më shumë se 60 miliardë dollarë që nga fillimi i vitit, por ka nga ata që kanë kaluar edhe më keq.

Kur njeriu më i pasur në botë vendosi ta nisë një “luftë për lirinë e fjalës” në Twitter dhe të paguajë deri në 44 miliardë dollarë, ai ndoshta nuk priste që bursa të ishte aq pesimiste sa është sot. Domethënë, që nga fillimi i vitit, aksionet e Tesla-s, ku Musk është aksionari më i madh, janë në një deficit të madh, dhe që kur ka njoftuar se do ta marrë përsipër Tëitter-in, vlera e saj është ulur për gati 30 për qind.

Ndërkohë që vlera e aksioneve të kompanisë po bie, po ashtu edhe vlera e aksionerëve të tyre po bie, dhe pasi Musk është aksioneri më i madh, është e qartë se ai ka kaluar më së keqi në krejt këtë. Brenda pak më shumë se një muaji, Musk ka humbur, pra pasuria e tij është ulur me 49 miliardë dollarë, më shumë se shifra që ai synon ta shpenzojë në Tëitter.

Musk ka humbur më shumë se 60 miliardë dollarë që nga fillimi i vitit, por ka edhe nga ata që ky vit u ka sjellë minuse më të mëdha. Kështu, Kryeshefi Ekzekutiv i Binance, Changpeng Zhao, ka një deficit prej më shumë se 80 miliardë dollarësh këtë vit, dhe as Jeff Bezos nuk ia doli mirë, me një humbje prej 62 miliardë dollarësh.

Megjithatë, nuk ka pse të shqetësoheni për llogarinë e Musk, sepse ai është ende personi më i pasur në botë. Edhe me një deficit prej 60 miliardë dollarësh, vlera e pasurisë së tij është më shumë se 200 miliardë dollarë. 

Sa i përket Teslës, vlera e saj ishte 117 miliardë dollarë në janar 2020, për të shënuar një rritje të madhe gjatë pandemisë dhe e kaloi një trilion dollarë në tetor të vitit të kaluar. Pas disa muajsh rënie, vlera e Tesla-s tani është rreth 735 miliardë dollarë./Fortune