Foto: The Verge

Njerëzit po shpenzojnë gjithnjë e më pak kohë në Facebook

Raporti i fundit i të ardhurave të BuzzFeed konfirmoi një tendencë të vazhdueshme në botën e teknologjisë, dhe kjo është se përdoruesit e Facebookut po largohen ngadalë nga platforma. “Në këtë pikë, ne vërejmë se përdoruesit shpenzojnë më pak kohë në mediat sociale”, tha drejtoresha e BuzzFeed Felicia DellaFortuna.

Mbledhja e BuzzFeed në fillim të javës konfirmoi trendin në rënie të popullaritetit të Facebook-ut të Metës. Deklarata e drejtoreshës së Felicia DellaFortuna vjen menjëherë pas raportimit të Metës për rënien e numrit të përdoruesve të përditshëm të Facebook në 1.93 miliardë, që është edhe rënia e parë e regjistruar në çdo tremujor deri tani.

Aplikacioni Facebook i Meta-s u gjend nën presionin e konkurrencës që, për ironi, përfshin platformën e dytë të Instagramit të Meta-s, si dhe TikTok-in shumë të suksesshëm të ByteDance, një platformë e njohur për videot e shkurtra. Si përtgjgjie ndaj TikTok-ut Meta publikoi formën e veçorisë Video Reels, raporton CNBC.

“Përdoruesit kanë shumë zgjedhje kur bëhet fjalë për ta kaluar kohën e lirë dhe aplikacionet të tilla si TikTok po rriten shumë shpejt,” tha Kryeshefi Ekzekutiv i Meta-s, Mark Zuckerberg në takimin e fundit të investitorëve. “Kjo është arsyeja pse fokusi afatgjatë është në të vërtetë Reels.”

“Pasojat e konkurrencës së fortë dhe kalimi në video të shkurtra, si dhe zhvendosja e fokusit tek të rinjtë dhe optimizimi i angazhimit të tepërt kanë rezultuar në presion afatshkurtër mbi rritjen tonë”, shtoi Zuckerberg.

BuzzFeed, i cili gjithashtu operon në Facebook, pretendon se shumica e audiencës që bleu prej tyre janë ende nga Facebook, por koha që ata e kalojnë jashtë këtij aplikacioni është rritur dhe ‘ka goditur në mënyrë disproporcionale’ fitimet, thotë DellaFortuna. “Plani ynë për vitet e ardhshme është ta riorganizojmë rrjetin e shpërndarjes me shumë platforma, i cili do të na ndihmojë t’i zgjerojmë shitjet në një numër platformash me rritje të shpejtë dhe kështu ta reduktojmë varësinë nga platformat individuale”, tha DellaFortuna.

BuzzFeed raportoi të ardhura prej 26 milionë dollarësh si pjesë e 398 milionë dollarëve të ardhura, duke regjistruar rritje të të ardhurave prej 24 për qind krahasuar me vitin e kaluar. Ata njoftuan gjithashtu plane të reja për ta ‘përshpejtuar përfitimin’, të cilat përfshijnë shkurtime të stafit. Rezultati është një rritje prej 2 përqind në vlerën e aksionit./tportal.hr

Përgatiti: Nuhi Shala