Një mundësi për të dërguar e-mail më shpejt në Gmail?

Ky opsion i thjeshtë është i disponueshëm për të gjithë përdoruesit e Gmail dhe mund të aktivizohet me disa hapa shumë të shpejtë, shkruan portali kroat mbi teknologjinë, tportal.hr.

Nëse jeni lodhur duke shkruar të njëjtat përgjigje sa herë që ju vijnë pyetje të ngjashme me e-mail atëherë hartoni një përgjigje dhe kthejeni atë në një shabllon që mund ta dërgoni më vonë me vetëm disa klikime. Megjithatë, vini re se kjo veçori funksionon vetëm me versionin desktop të aplikacionit.

Si të aktivizoni shabllonet?

Si gjithmonë, historia fillon me hapjen e Gmail. Në këndin e sipërm të djathtë të ekranit, klikoni në cilësimet (ingranazhet) dhe më pas Shikoni të gjitha cilësimet. Në krye të menysë, zgjidhni opsionet e avancuara duke klikuar Advanced. Më pas, në seksionin Modelet, zgjidhni Aktivizo dhe në fund zgjidhni Ruaj ndryshimet për të ruajtur ndryshimet.

Si mund të krijoni ose modifikoni shabllone?

Fillimisht hapni Gmail-in dhe zgjidhni Mesazh i ri (Compose). Në dritare, shkruani tekstin që do të hyjë në shabllon, klikoni në tri pikat vertikale dhe zgjidhni Template9. Më pas zgjidhni opsionin: krijoni një shabllon të ri duke klikuar Save Draft as Template ose shkruani nëpërmjet një shablloni të ruajtur më parë duke klikuar Save draft as template> Overwrite Template ku do të zgjidhni shabllonin mbi të cilin dëshironi të mbishkruhet ai i riu dhe më pas klikoni Save.

Si ta insertoni një shabllon?

Fillimisht hapni Gmail-in dhe zgjidhni Compose, klikoni në tri pikat vertikale dhe zgjidhni Templates. Për të futur një shabllon nën Insert, zgjidhni shabllonin e ruajtur për ta futur në mesazh. Më pas shkruani atë që dëshironi dhe klikoni Send.