Një hap më afër Ironman-it

Ëndrra e njeriut për të fluturuar i lirë ka ekzistuar qyshkur e ka parë qiellin. Megjithëse njerëzimi nuk i përket asaj natyre, padyshim që nuk ka qenë pengesë të paktën për të provuar fluturimin në secilën mënyrë apo metodë të mundshme. Një gjë e tillë mund të dëshmohet edhe nga ky mjet si më poshtë.   

Burimi: Profimedia/Autori: CopterPack/Ferrari

Kjo pajisje e pazakontë quhet CopterPack, dhe autorët e përshkruajnë atë si një çantë shpine elektrike-helikopter me një autopilot për rreshtimin automatik

Burimi: Profimedia/Autori: CopterPack/Ferrari

CopterPack është një startuo teknologjik nga Australia

Nuk dihet shumë lidhur me këtë pajisje për pajisjen përveç që ajo funksionon mirë deri më tani. Ajo që dihet është se ajo lëviz me ndihmën e një baterie edhe pse nuk është e sigurt lidhur me kohëzgjatjen e saj apo se sa është diapazoni i kësaj fluturakeje në vetvete.

Burimi: Profimedia/Autori: CopterPack/Ferrari

Ajo që është e qartë se shihet një projekt në fazën e tij të hershme dhe i cili do të marrë ca kohë para se të bëhet i disponueshëm për publikun e gjerë.

Burimi: Profimedia/Autori: CopterPack/Ferrari

Autorët e CopterPack e  përshkruajnë këtë pajisje të tyren si një çantë shpine-helikopter elektrik i bërë nga materiale të lehta, përfshirë fibra karboni.

CopterPack, nëse funksionalizohet, mund të shërbejë si një lodër për atletët ekstremë, si dhe një mjet i dobishëm për shpëtim dhe natyrisht – për ushtrinë.

Pëgratiti: Nuhi Shala