Nga sot, App Store edhe në Kosovë

Kompania e teknologjisë Apple ka njoftuar se ka zgjeruar shtrirjen e saj nëpër botë dhe duke filluar nga sot produktet më të popullarizuara të kësaj kompanie do të jenë të qasshme edhe nga 20 shtete të ndryshme përfshirë këtu edhe Kosovën, shtete të cilat kjo kompani nuk i kishte në listë më herët.

Produktet të cilat janë të qasshme tashme nga Kosova dhe 19 shtetet e tjera janë: App Store, Apple Arcade, Apple Music, Apple Podcasts, dhe iCloud, ndërsa Apple Music tash është në dispozicion në 52 shtete të reja, të cilat më herët nuk ishin në listën e Apple Music.

Më poshtë gjeni listën e plotë të shteteve që Apple ka shtuar në listën e saj:

App Store, Apple Arcade, Apple Music, Apple Podcasts dhe iCloud tani janë në dispozicion në këto shtete:

  • Afrkë: Kamerun, Bregu i Fildishtë, Republika Demokratike e Kongos, Gaboni, Libia, Maroku, Ruanda dhe Zambia
  • Azi-Pacifik: Maldivet dhe Mianmar
  • Evropë: Bosnja dhe Hercegovina, Gjeorgjia, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia
  • Lindja e Mesme: Afganistani dhe Irakun
  • Oqeania: Nauru, Tonga dhe Vanuatu

Ndërsa Apple Music tash është në dispozicion në këto shtete:

  • Afrikë: Algjeri, Angola, Benin, Adad, Liberi, Madagaskar, Malaëi, Mali, Mauritania, Mozambique, Namibia, Republika e Kongos, Senegali, Seychelles, Sierra Leone, Tanzania, dhe Tunizia
  • Azi-Paqësori: Bhutan
  • Evropë: Kroaci, Islandë dhe Maqedonia e Veriut
  • Amerika Latine dhe Karaibet: Bahamas, Guajana, Xhamajka, Montserrat, Shën Lucia, Shën Vincenti dhe Grenadinet, Surinami, Turqit dhe Kaikos dhe Uruguai
  • Lindja e Mesme: Kuvajti, Katari dhe Jemeni
  • Oqeania: Ishujt Solomon