netflix logo on abstract geometry background

Netflix po zgjeron politikën e tij për ndarjen e fjalëkalimeve

Rregullat e reja janë të vlefshme vetëm në zonën e pesë vendeve në Amerikën e Jugut, por mos u befasoni nëse ato shtrihen edhe në vende të tjera.

Këtë vit, Netflix vendosi ta ndalojë ndarjen e fjalëkalimeve midis përdoruesve dhe ata besojnë se pikërisht kjo është arsyeja pse së fundmi kanë regjistruar një rënie të numrit të abonentëve. Disa muaj më parë, ata filluan një program pilot për tarifimin e abonimeve shtesë në disa vende të Amerikës së Jugut, dhe tani ata e kanë zgjeruar atë program në pesë vende të tjera – Argjentinë, Guatemalë, Honduras, El Salvador dhe Republikën Domenikane.

Si fillim, kompania u fokusua në Amerikën e Jugut, sepse është vendi ku përdoruesit më shpesh i ndajnë fjalëkalimet.

Sipas rregullave të reja në këto vende, përdoruesit do të mund të zgjedhin një familje (adresa) në të cilën do ta shikojnë përmbajtjen në atë video shërbim me një abonim. Përkundrazi, abonimi do të lidhet me televizorin ose pajisjen e lidhur me televizorin, pasi këto rregulla nuk do të zbatohen për pajisjet celulare dhe kompjuterët. Ata do të mund të shikojnë Netflixin si më parë, pavarësisht vendndodhjes së përdoruesve.

Prandaj, përdoruesit duhet ta zgjedhin pajisjen e tyre kryesore ose shtëpiake në të cilën do ta përdorin abonimin, dhe nëse Netflix përdoret në televizorë në vende të tjera, do të jetë e nevojshme të paguajnë një abonim shtesë. Për Argjentinën është pak më shumë se një dollar, dhe për vendet e tjera 2,99 dollarë.

Nën të njëjtin abonim, është e mundur të përdoret Netflix në televizorë të tjerë që nuk janë pajisje primare, por vetëm për një periudhë deri në dy javë, pra kur përdoruesit shkojnë me pushime, udhëtime e të ngjashme. Pas një periudhe më të gjatë se dy javë, Netflix do të bllokohet në këto pajisje, pra për të vazhduar shikimin do të duhet të paguani një abonim.

Gjithashtu, në këto vende, Netflix po punon për një opsion që do t’i monitorojë vendndodhjet ku përdoret llogaria e abonimit dhe, në varësi të kësaj, do ta kufizojë qasjen në atë videoshërbim.

“Ndarja e përhapur e sotme e fjalëkalimeve midis familjeve i minon përpjekjet tona afatgjata për të investuar në përmirësimin e shërbimit tonë”, Netflix shpjegoi arsyet pse ata vendosën të luftojnë kundër ndarjes së fjalëkalimeve./The Verge

Përgatiti: Nuhi Shala