Në vitin 2021, koronavirusi do t`i riformosojë rregullat dixhitale

Efektet afatgjata të pandemisë globale do të ndihen në të gjithë botën dixhitale.

Në vitin që e lamë pas, pandemia shkaktoi një stagnim pothuajse gjatë tërë vitit duke detyruar miliarda njerëz në masa të bllokadave kombëtare si dhe me një shifër prej 1.8 milion vdekjesh (sipas shifrave të fundit) dhe varësisht nga përdorimi i vaksinës e cila është zbuluar së fundmi, ekonomia globale është në një recesion efektet e së cilës me gjasë do të zgjasin me vite, shkruan Politico

 

Bota e teknologjisë po ashtu nuk ishte imune ndaj pandemisë

Duke i detyruar njerëzit të punojnë nga shtëpia, shërbimet e ofruara dixhitale të tilla si Facebook dhe Amazon u bën shërbime pothuajse publike dhe një lidhje e shpejtë interneti duke kaluar nga luksi në një domosdoshmëri themelore. Me fjalë tjera, bota u prezantua me një lulëzim teknologjik, i njohur ndryshe edhe si Zoombombing. Google dhe Apple i tejkaluan qeveritë duke i imponuar standardet e tyre se si aplikacionet e koronavirusit duhet të ndjekin ekspozimin e njerëzve ndaj virusit. Kompanitë e mëdha teknologjike me gjasë nuk do të anashkalohen edhe atëherë kur Covid-19 të ketë mbetur vetëm një kujtim i largët.

Çuditërisht, ndërkohë që Teknologjia e Lartë (Big Tech) u bë gjithnjë e më e madhe, skepticizmi ndaj industrisë në botë u rrit si kurrë më parë.

Shtetet e Bashkuara u bënë bashkë me Evropën në frontin e përbashkët të një  ligji Antitrust (ligj i cili parandalon ose kontrollon besimet ose monopolet e tjerë dhe promovon konkurrencën e ndershme në të bërit biznes), me zyrtarë federalë dhe shtetërorë që ngritën padi kundër keqsjelljes së pretenduar të Google dhe Facebook. Kompanitë, ndërkohë mohojnë çdo keqbërje. Gënjeshtrat në internet – për gjithçka duke filluar nga teoria e konspiracionit QAnon (teori dezinformatash në lidhje me origjinën e koronavirusit dhe zgjedhjet e fundit presidenciale) tek pandemia dhe zgjedhjet presidenciale në SHBA – u përhapën shumë, pavarësisht faktit se kompanitë e mediave sociale i përgjuan përdoruesit e tyre sikur të ishin protagonistë të librit ‘1984’ të George Orëell.

Evropa, ende një përcaktues i krijimit të rregullave dixhitale në Perëndim, botoi një seri propozimesh që synojnë rritjen e konkurrencës në internet dhe marrjen e materialeve të dëmshme dixhitale. Si më poshtë, po japim katër tendenca për të cilat duhet të keni kujdes në vitin 2021:

 

Hija e gjatë dhe e pabarabartë e Covid-19

Koronavirusi e goditi botën e teknologjisë ashtu siç bëri edhe me gjithçka tjetër, duke zgjeruar hendekun midis të pasurve dhe të varfërve. Big Tech (Teknologjia e Lartë) konsolidoi më shumë kontroll mbi industrinë dixhitale, me fuqitë e tyre financiare dhe ndikimin në botën reale duke rezultuar me rritje në shifrat e papunësisë  dhe shumë prej atyre kompanive që përpiqeshin të siguronin jetesën si rezultat i masave bllokuese në të gjithë vendin.

Megjithatë, kompanitë si Amazon dhe Deliveroo, aplikacione të shërbimeve ushqimore, kanë ndihmuar bizneset tradicionale të ndryshojnë shpejt teknikën dhe të përqafojnë botën dixhitale në mënyra që shumë nuk i kishin bërë më parë. Më shumë biznese tani ofrojnë shërbimet e tyre në internet; tani është normale të furnizohesh me ushqime nga një restorant lokal i porositur përmes aplikacioneve në smartphone.  

Sidoqoftë, dominimi gjithnjë në rritje i një numri të vogël të ndërmarrjeve (kryesisht Silicon Valley) do t’i bëjë ato edhe më shumë një shënjestër, kur qeveritë të fillojnë të kërkojnë të ardhura të reja nga taksat si mbështetje ndaj ekonomive të goditura nga më shumë se një vit i rritjes së ngadaltë. Tashmë, disa shtete i kanë rreshtuar taksat dixhitale për të detyruar kompanitë e teknologjisë të mbledhin para më shumë për rikuperimet kombëtare. Autoritetet e antitrustit në mënyrë të ngjashme i kanë vënë në dyshim nëse pandemia përkeqëson trendin ekzistues të gjigantëve të teknologjisë që gëlltisin pjesë të mëdha të ekonomisë.

 

Gënjeshtrat e thellërrënjosura

Keqinformimi tashmë ishte pjesë e jetës së përditshme të secilit ndërkohë  që kriza e shkaktuar nga Covid-19 e bëri atë vdekjeprurëse.

Lajmet e rreme në internet nuk kanë të bëjnë tashmë kryesisht rreth zgjedhjeve dhe ngjarjeve të tjera. Këto lajme të rreme tani mund të kenë një ndikim që ndërlidhet me jetë dhe vdekjën, në veçanti atëherë kur shtetet e ndryshme fillojnë me shpërndarjen e vaksinës kundër koronavirusit. Një pakicë shumë e zëshme tashmë kanë deklaruar haptazi nuk do ta marrin vaksinën – me gjithë faktin se provat dëshmojnë se kjo vaksinë është  100 për qind e sigurt.

Thashethemet rreth dezinformatave lidhur me vaksinën po i dominojnë bisedat përmes internetit, duke i përzier konspiracionet anti-vaksinë, retorikë antiqeveritare dhe lëvizjet më ekstreme, të tilla si QAnon, në një mishmash vdekjeprurës të cilin kompanitë e mediave sociale do ta kenë të vështirë, nëse jo të pamundur, për ta korrigjuar.

Në vitin 2020, mashtruesit në internet u mbështetën në media lajmesh të ndërlidhura me parti politike për të përhapur gënjeshtra të shumta tek audienca masive në internet. Por ndërkohë që vaksina Covid-19 kaloi nga të shpresuarit në një realitet, grupet anti-vaksinë kanë filluar të shtyjnë përpara histori joreale për reagimet e supozuara e të neveritshme të njerëzve si dëshmi që, ta zëmë, unë dhe ti dhe njerëz sikur ne, nuk duhet të marrim vaksinën. “Dëshmi” të tilla – bazuar në llogari të personave të parë – është pothuajse e pamundur të zhbëhen, duke i lënë kompanitë e mediave sociale dhe armatën e tyre të kontrollorëve të fakteve në një mjegullnajë për mënyrën e trajtimit të përmbajtjes problematike që, teknikisht, nuk bie në sy rregullave strikte të Covid-19.

Ky kërcënim i keqinformimit nuk duhet të nënvlerësohet. Që jeta të kthehet në normalitet në vitin 2021 dhe më tej, shumica e njerëzve duhet të vaksinohen – diçka që nuk do të ndodhë nëse teoritë e komplotit Covid-19 vazhdojnë të qarkullojnë me shpejtësi në internet.

 

Çfarë do të bëjë Biden?

Kjo është një pyetje të cilën shumë njerëz, brenda dhe jashtë Shteteve të Bashkuara po e bëjnë, veçanërisht zyrtarët në Bruksel të etur për të krijuar një pakt transatlantik për gjithçka, duke filluar nga rregullat globale të sigurisë kibernetike te mënyra se si duhet të bëhen politikat që ndërlidhen me përmbajtjen në internet. Sido që të veprojë presidenti i ardhshëm, kjo do të shpërfaqë përçarje.

Deri më tani, kampi i Biden ka qenë i shtërnguar në politikëbërjen dixhitale, kryesisht për shkak se kriza e vazhdueshme Covid-19 dhe një ekonomi e dobët e SHBA janë më me prioritet në axhendën e tij.

Në disa fronte, të tilla sikurse paditë antitrust, zyrtarëve federalë u janë dhënë fonde shtesë dhe ka të ngjarë të vazhdojnë me akuzat kundër abuzimeve të pretenduara të Big Tech. Sulmi kibernetik i kohëve të fundit kundër agjencive të shumta qeveritare të SH.B.A.-së, siç raportohet të jetë kryer nga qeveria Ruse, gjithashtu do ti fokusojë mendjet në Uashington në mbrojtjen kibernetike të vendit.

Por për të tjerët – rregullat e përmbajtjes në internet, legjislacioni federal i privatësisë dhe taksat dixhitale, për të përmendur disa – pa dyshim se juria është jashtë kësaj. Për administratën e tij, Presidenti i zgjedhur Joe Biden i ka emëruar disa zyrtarë të lartë të cilët janë në favor të mbrojtjes së të dhënave dhe kontrollit të përmbajtjes dixhitale. Mirëpo, një polarizim në Kongresin amerikan dhe një recesion i nxitur nga Covid-19 mund të anulojë një shqyrtim që ndërlidhet me krijimin e rregullave dixhitale.

Luftë përbrenda e Big Tech

Kompanitë e Big Tech të tilla si Google, Apple, Facebook dhe Amazon, deri më tani kanë qëndruar së bashku për të siguruar një mur (dixhital) si mbrojtje në raport me sulmet nga njëri-tjetyri dhe të tjerët. 

Por kjo zemërgjerësi tani ka mbaruar. Tani tensionet midis gjigantëve teknologjikë janë shpërfaqur  përmes  proceseve gjyqësore hakmarrëse dhe betejave me fjalë të cilat do të vazhdojnë deri në vitin 2021.

Apple po bën një betejë të zhurmshme kundër Facebook për shkak të përdorimit të të dhënave të njerëzve nga kjo kompania mediash sociale. Facebook, në këmbim, po shtyn në mënyrë aktive autoritetet e konkurrencës ti bie në qafë prodhuesit të iPhone.

Në mënyrë të ngjashme, Google fshihet pas performancës së dobët të Facebook në trajtimin e dezinformimit mbi çështjet e saj lidhur me frenimin e përmbajtjes së rreme në YouTube. Lobistët e Big Tech po e fajësojnë kompaninë Amazon  për shkak të mospagesës së saj të drejtë në taksat shtetërore.

Kjo grindje miqësore do ti riformojë aleancat në vitin 2021, me kompanitë të cilat mund të jenë besnike ndaj tjetërës varësisht nga lojërat politike. Me shumë gjasë do të vien në funksion operacione lobimi të financuara mirë kundër njëri-tjetrit ndërkohë që kompanitë luftojnë për ndikim dhe dëmtojnë konkurrentët në një përpjekje për t’i mbajtur  sa më larg vetes autoritetet e shtetit.