Në fund të vitit Netflix do të kërkojë pagesë shtesë për ndarjen e fjalëkalimit

Miliona familje që i ndajnë llogaritë e tyre Netflix me miqtë dhe familjen mund t’iu duhet që së shpejti të paguajnë shumë më shumë për t’u abonuar nëse Netflix vendos heqjen e ndarjes së fjalëkalimeve, e cila thuhet se është planifikuar për në fund të vitit.

Sipas një raporti të Neë York Times, menaxhmenti i Netflix u ka ka bërë të ditur punonjësve të tij një plan për ta ndaluar ndarjen e fjalëkalimeve në tre muajt e fundit të 2022. Netflix vlerëson se gati një e treta e të gjitha familjeve që e përdorin këtë shërbim transmetimi kanë një faturë të përbashkët të paguar nga një familje tjetër.

“Me 222 milionë familje që paguajnë për shërbimin tonë të transmetimit, ne vlerësojmë se ai ndahet mes më shumë se 100 milionë familjeve shtesë”, tha Netflix në një përmbledhje të të dhënave të fitimeve tremujore në prill. Sipas një raporti të publikuar të martën, Netflix dëshiron ta prezantojë një nivel të ri, më të lirë abonimi me reklama më vonë këtë vit.

Gjigandi i transmetimit ende nuk ka vendosur çmime për profilet shtesë të familjeve me ndarjen e fjalëkalimeve.

Ndalimi i ndarjes së fjalëkalimeve duhet të zbatohet në atë mënyrë që përdoruesit me profile të shumta, të përdorura nga njerëz në vende të ndryshme, të mos ndalohen ta bëjnë këtë, por të tarifohen pak më shumë për çdo përdorues shtesë që Netflix konkludon se nuk i përket të njëjtës familje.

Synimi i Netflix për t’i rritur abonentët vjen pasi shërbimi i saj njoftoi së fundmi se kishte humbur rreth 200,000 abonentë gjatë tre muajve të parë të këtij viti. Në përgjithësi, në fund të tremujorit të parë të këtij viti, numri i përdoruesve të Netflix në mbarë botën ra në 221.6 milionë./NYT