Ilustrim

Ndërhyrje në të dhënat e përdoruesve në Facebook

Dhjetëra aplikacione mund të kenë pasur qasje në të dhëna të përdoruesve në Facebook për muaj me radhë, tha gjigandi i mediave sociale.

Kompania thotë se aplikacionet mund të kenë hyrë në të dhënat e përdoruesit, ku përfshihen emra dhe foto të profileve.

Pas zbulimeve në lidhje me Cambridge Analytica në Prill 2018, Facebook mori masa sigurie në programin e tij. Ndryshimet kanë për qëllim të kufizojnë informacionet të cilat mund të mblidhen nga përdoruesit e Facebook.

Nuk ishte e qartë menjëherë se sa përdorues të Facebook ose anëtarët e grupit mund të jenë prekur nga çështja.

Të paktën 11 zhvillues të softuerëve u konfirmuan se kishin hyrë në profile brenda 60 ditëve të fundit, tha Facebook, megjithëse shtoi se nuk kishte “prova abuzimi”.

I pyetur nëse 11 zhvilluesit mund të përballen me pasoja ndëshkuese, Facebook tha për CNN se problem  nuk është se zhvilluesit kanë bërë diçka gabim; është me Facebook që lejon hyrjen për më gjatë seç duhet të ndodhte”

“Ndërsa vazhdojmë të punojmë përmes këtij procesi, ne presim të gjejmë më shumë shembuj se ku mund të përmirësohemi, qoftë përmes produkteve tona ose duke ndryshuar mënyrën se si arrihen të dhënat”, thanë drejtues të Facebook.