Miliarderi Elon Musk, Foto: TED, Video

Musk: 'Twitter Blue' ndoshta do të rikthehet në fund të javës së ardhshme

“Twitter Blue” ka të ngjarë të kthehet në fund të javës së ardhshme, ka deklaruar shefi ekzekutiv i rrjetit social, miliarderi Elon Musk, në një postim në Twitter të shtunën.

Të premten, Twitter e pezulloi shërbimin e tij të ri të abonimit prej 8 dollarësh që vjen me një shenjë të kaltër për ta konfirmuar vërtetësinë e një profili, pasi prezantimi i tij rezultoi në një numër llogarish të rreme me konfirmim të origjinalitetit, si profilet “autentike” të Jezu Krishtit ose Gjon Lennonit.

Shenja e lakmuar blu ishte e rezervuar më parë për rrëfimet autentike të politikanëve, gazetarëve dhe figurave të tjera të famshme publike.

Opsioni i abonimit, i hapur për këdo që dëshiron të paguajë, u prezantua në fillim të kësaj jave për ta ndihmuar Twitter-in t’i rrisë të ardhurat ndërkohë që Musk përpiqet t’i mbajë reklamuesit.

Disa përdorues raportuan të premten se opsioni i ri i abonimit me një shenjë të kaltër si konfirmim ishte zhdukur, ndërsa një burim i tha Reuters se ishte tërhequr.

“Për ta luftuar keqinterpretimin, ne e kemi shtuar etiketën ‘zyrtare’ në disa llogari, një cicërimë nga llogaria mbështetëse e Twitter – e cila është etiketuar ‘zyrtare'” – tha të premten.

Etiketa u prezantua të mërkurën, por Musk e “vrau” atë vetëm disa orë më vonë.

Në e-mailin e tij të parë në të gjithë kompaninë të enjten, Musk paralajmëroi se Twitter nuk do të jetë në gjendje t’i mbijetojë krizës së ardhshme ekonomike nëse nuk arrin t’i rrisë të ardhurat nga abonimet për ta kompensuar rënien e të ardhurave nga reklamat, i thanë Reutersit tre persona që e kishin parë mesazhin./Dnevnik.hr