Microsoft Word do ta prezantojë opsionin e parashikimit të tekstit

Ashtu siç e ka bërë edhe Google para saj, edhe Microsoft planifikon që në pakon e saj Office ta prezantojë edhe parashikmin e tekstit, shkruan faqja amerikane për teknologji The Verge.

Microsoft po planifikon të shtojë opsionin e parashikimit të tekstit në platformën e saj Word duke filluar nga muaji mars. Kjo karakteristikë e re do të funksionojë në mënyrë të ngjashme me opsionin Smart Compose të Google Docs, duke përdorur të mësuarit makinerik për të parashikuar se çfarë fjalësh do t’i duhen një autori për të shpejtuar krijimin e dokumentit.

Microsoft fillimisht njoftoi një version beta të parashikimeve të tekstit vitin e kaluar, mirëpo faqja tjetër teknologjike amerikane Neowin bëri të ditur se tani është në udhërrëfyesin Microsoft 365 për të arritur tek të gjithë përdoruesit e word në Windows muajin e ardhshëm.

Word do të nxjerrë në pah parashikimet që nënvizohen me ngjyrë të hirtë gjatë kohës kur përdoruesit janë duke shkruar një dokument dhe sugjerimet mund të pranohen duke përdorur butonin Tab ose të refuzohen duke goditur Escape. Parashikimet e tekstit gjithashtu mund të çaktivizohen plotësisht nga përdoruesit e word.

Microsoft gjithashtu filloi me prezantimin e parashikimeve identike të tekstit në Outlook për windows këtë muaj, duke i lejuar përdoruesit që të kenë mundësinë e kompozimit të e-mailave sa më shpejt. Këto parashikime teksti të ngjashme me Gmail u shfaqen po ashtu në Outlook në internet vitin e kaluar, së bashku me një karakteristikë ku i ipej mundësia përdoruesëve që të planifikojnë se kur do të dërgoheshin e-mail.