Meta po e shqyrton mundësinë e kthimit të ish-presidentit Trump në Facebook

Kompania Meta po e shqyrton mundësinë ta lejojë sërish në rrjetin social Facebook ish-presidentin amerikan, Donald Trump, pasi e ndaloi të njëjtin për dy vjet pas sulmit të 6 janarit në Kapitol Hill në SHBA.

Ai mund të kthehet në platformën e mediave sociale brenda disa javësh, nëse miratohet një vendim i tillë.

Facebook fillimisht e ndaloi Trumpin nga platforma më 7 janar 2021, një ditë pas trazirave në Kapitol Hill. Shefi i Meta-s, Mark Zuckerberg pati thënë në atë kohë se përdorimi i platformës nga presidenti për t’i falur – në vend që t’i dënojë – veprimet e mbështetësve të tij në Kapitol Hill “me të drejtë i shqetësoi njerëzit në SHBA dhe në mbarë botën”.

Muaj më vonë, në qershor, ish-presidentit Trump iu ndalua qasja në Facebook për dy vjet duke filluar nga 7 janari, pa garanci se do të lejohej të kthehej në platformë ndonjëherë.

Menjëherë pasi ish presidentit Trump iu ndalua qasja në Facebook, si dhe në Twitter dhe YouTube, ai njoftoi planet e tija për ta themeluar platformën e tij sociale Truth Social si “një platformë që nuk do të diskriminojë në bazë të ideologjisë politike”.

Truth Social e ka shpallur veten një alternativë ndaj Facebook, si dhe një destinacion të ri në internet për mbështetësit e Trumpit dhe konservatorët e tjerë politikë. Truth Social u lansua në shkurt të vitit të kaluar./CBCNews