Meta po e hap një dyqan online që shet veshje dixhitale për avatarë

Mark Zuckerberg beson se mallrat dixhitale do të jenë një mënyrë e rëndësishme shprehjeje në metaverse dhe një shtytës i madh i ekonomisë krijuese.

Përveç që Mark Zuckerberg dëshiron të sigurohet që ne të kalojmë shumë kohë në botët virtuale në të ardhmen, kompania e tij do të sigurohet që ne të dukemi mirë në metaverse. Dhe kjo, natyrisht, do të jetw me kosoto shtesw. Kompania njoftoi nisjen e një dyqani online për botët virtuale për përdoruesit e Facebookut, Instagramit dhe Messengerit dhe nw kwtw dyqa do të mund të blehen veshje dixhitale nga brendet e njohura.

Fillimisht, përdoruesit do të mund të blejnë veshje dixhitale Prada, Balenciaga dhe Thom Brown, tw tilla si kapuç, kostume dhe veshje motocross dhe do t’i paguajnë këto veshje për botën virtuale, sigurisht me para të vërteta. Mallrat dixhitale do të jenë një mënyrë e rëndësishme shprehjeje në metaversin dhe nxitësit e mëdhenj të ekonomisë krijuese, shkroi Mark Zuckerberg në Facebook, duke shtuar se brendet e tjera do të shfaqen në dyqanin e tyre online dhe njoftuan disponueshmërinë e tij për realitetin virtual.

Brendet luksoze të modës tashmë po bashkëpunojnë me kompanitë e tekdynologjisë, ndaj Balenciaga po i shet veshjet e saj virtuale në Fortnite, ndërsa Gucci Town është hapur në Roblox, ku ka edhe një dyqan virtual.

Dyqani online i veshjeve Meta për metaverse duhet të bëhet i disponueshëm “së shpejti” dhe nuk dihet ende se si do të kenë mundësi përdoruesit t’i qasen dhe të blejnë prej tij. Gjithashtu, nuk dihet se cili do të jetë çmimi i veshjeve të tilla dhe nuk duhet përjashtuar mundësia që për to të paguajnë më shumë se pwr rrobat reale. P.sh kohët e fundit janw prezantuar atletet virtuale Nike të shitura si NFT, me një çmim prej disa mijëra dollarësh, me modelin më të shtrenjtë që kushton deri në 130 mijë dollarë./Tech Crunch