Më shumë klientë afatgjatë të Netflix po i anulojnë abonimet e tyre

Se cila është situata aktuale në Netflix, më së miri tregojnë luhatjet e çmimeve të aksionit nga nëntori i vitit të kaluar e deri më sot. Ndërkohë që shtatë muaj më parë çmimi i akcioneve pothuajse arriti në 700 dollarë, sot është pak më shumë se 180 dollarë, ndërsa vlera e vetë kompanisë është 81 miliardë dollarë – në nëntor ishte më shumë se 300 miliardë dollarë.

Duke pasur parasysh humbjen prej muajsh në bursë, Netflix me minuset e tij nuk bën përjashtim, por analistët paralajmërojnë veçanërisht për një gjë që njerëzve në atë kompani me siguri nuk do t’ju pëlqejë. Kjo është humbja e parë e përdoruesve e regjistruar gjatë tremujorit të parë. Gjatë asaj periudhe tre mujore, rreth 3.6 milionë përdorues u çregjistruan nga Netflix, më shumë se një milion më shumë se në pesë tremujorët e fundit kur ky numër ishte rreth 2.5 milionë.

Por ajo që është veçanërisht shqetësuese dhe shumë më e rrezikshme se këto shifra është përqindja e abonentëve afatgjatë (ata që e kanë përdorur Netflix-in për 3 vjet ose më shumë) që kanë anuluar një çregjistrim. Në të njëjtin tremujor dy vjet më parë, kjo përqindje ishte 5 për qind, vitin e kaluar në tremujorin e parë u rrit në dhjetë për qind dhe këtë vit në tre muajt e parë në 13 për qind. Kjo rritje mund të jetë një tregues i tendencës që përdoruesit afatgjatë, ata që paguajnë një abonim çdo muaj prej vitesh, nuk janë më të kënaqur me këtë shërbim dhe përmbajtjen në të.

Arsyet për humbjen e abonentëve janë të ndryshme – nga fakti që Netflix humbi popullaritetin që fitoi gjatë pandemisë kur shumë njerëz qëndroni brenda katër mureve të shtëpisë dhe shpenzonin shumë kohë duke parë filma dhe seriale deri te konkurrenca në rritje, por edhe rritja e kostos së jetesës dhe inflacionit.Megjithatë, disa analistë besojnë se një nga arsyet mund të jetë se Netflix thjesht e ka arritur kulmin e numrit të tij të abonentëve, pas së cilës numri i përgjithshëm i abonentëve vetëm mund të ulet. Sigurisht, kjo mund të ndryshohet duke prezantuar ndonjë seri të njohur që do të tërheqë përdorues të rinj, siç ishte Squid Game i vitit të kaluar që tërhoqi miliona shikues, duke përfshirë shumë abonentë të rinj./TechSpot