Me ndihmen e aplikacionit ‘Find my Phone’ gjendet gruaja e zhdukur pas një aksidenti trafiku

Një grua e cila u zhduk pasi u largua nga një mbledhje e Krishtlindjeve me familjen e saj është gjetur nga të afërmit në një lokacion më shumë se 200 metra nën autostradën 18 në një zonë malore në veri të San Bernardino. Ajo u gjet me ndihmën e aplikacionit Find My iPhone të përdorur nga të afërmit e saj.

Lidhur me aksidentin e ndodhur nuk dihej për orë të tëra.

Ditë më pas, anëtarët e Departamentit të Zjarrfikësve të Qarkut San Bernardino postuan në Facebook se familja e saj u shqetësua sepse nuk qenë në gjendje ta kontaktonin atë mëngjesin tjetër.

Të afërmit e saj e aktivizuan aplikacionin Find my Phone për ta gjetur atë, duke i drejtuar ata në autostradën 18 pranë komunitetit North Park të San Bernardino, thanë zjarrfikësit.

Gruaja e lartcekur ka pësuar lëndime të rënda, nga ku ambulanca e ka dërguar në spitalin më të afërt. /Dnevnik.hr

Përgatiti: Nuhi Shala