Lou Ottens, krijuesi i Audio Kasetës, vdes në moshën 94 vjeçare

Lou Ottens, inxhinieri holandez që është meritor për shpikjen e audio-kasetës, ka vdekur në moshën 94 vjeçare, shkruan BBC

Rreth 100 miliardë audio-kaseta janë shitur në të gjithë botën që kur ato u prezantuan në vitet 1960.

Shpikja e audio-kasetës nga Ottens e transformoi mënyrën se si njerëzit dëgjonin muzikë, dhe madje ka pasur një ringjallje të audio-kasetës në vitet e fundit.

Inxhinieri holandez ka vdekur në qytetin ku banonte, Duizel, fundjavën e kaluar, bëri të ditur familja e tij të martën.

Ottens u bë Udhëheqësi i departamentit të zhvillimit të produkteve të komapnisë Philips në vitet e 1960, ku ai dhe ekipi i tij ia dolën ta prodhonin audio-kasetën.

Në vitin 1963, audio-kaseta e Ottens u prezantua në panairin elektronik të Radio Berlinit dhe shumë shpejt arriti të bëhet një sukses në të gjithë botën.

Ottens arriti një marrëveshje me kompanitë Philips dhe Sony të cilat e kishin parë modelin e tij të konfirmuar si kasetë të patentuar pasi një numër i kompanive japoneze riprodhuan kaseta të ngjashme në një numër madhësish.

Në 50 vjetorin e krijimit të audio-kasetës, Ottes deklaroi për revistën prestigjioze Time se për të, audio-kaseta ishte një “senzacion” që nga dita e parë.

Ottens ishte gjithashtu i përfshirë në zhvillimin e kompakt diskut (CD-së), dhe më shumë se 200 miliardë prej tyre janë shitur në të gjithë botën deri më sot.

Në vitin 1982, kur Philips e shfaqi një produkt të CD player-it, Ottens kishte deklaruar: “Tani e tutje, regjistruesi konvencional është i vjetëruar”.

Ottens doli në pension katër vjet më vonë. Kur u pyet për karrierën e tij, ai tha se pendimi e tij më i madh ishte që Sony dhe jo Philips kishin prodhuar kasetofonin ikonik, Walkman.

Audio-kasetat kanë përjetuar një rritje të popullaritetit në vitet e fundit. Një numër artistësh përfshirë Lady Gaga dhe The Killers e kanë lansuar muzikën e tyre përmes audio-kasteave.

Sipas kompanisë ‘Official Charts Company’ në Mbretërinë e Bashkuar, shitja e kasetave në gjysmën e parë të vitit 2020 u rrit me 103% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Dhe në SH.B.A., sipas Nielsen Music, shitjet e kasetave u rritën me 23% në vitin 2018 krahasuar me vitin e kaluar.

Jo shumë vonë, Ottens ishte pyetur nëse besonte se audio-kasetat do të ringjalleshin përsëri, ndërsa përgjigjia e Ottens ishte se “asgjë nuk mund të jetë më mirë se tingulli që vjen nga një CD”.

Përkthyer nga: Nuhi Shala