Larg syve kureshtarë: Gjithçka që duhet të dini për mesazhet e fshehura në Viber

Një veçori e dobishme ju jep mundësinë që ti fshehni mesazhet ose bisedat nga të tjerët dhe qasja në to mund të bëhet përmes një komande të thjeshtë në meny.

Bisedat e fshehura në Viber sigurojnë një nivel ekstra të privatësisë. Ato mbrohen nga një PIN dhe janë të padukshme në shikim të parë për përdoruesit kuriozë të cilët i qasen pajisjeve  me aplikacionin viber, shkruan tportal.hr

Si ta fshehni apo ta zbuloni një bisedë në viber?

Procedura e fshehjes dhe zbulimit të bisedave në Viber është një proces i sigurt dhe i shpejtë. Për ti fshehur bisedat, hapni Viberin dhe kaloni në ekranin me bisedë. Atje, pastaj klikoni bisedën në të majtë dhe zgjidhni opsionin ‘Hide’ nëse jeni duke përdorur iOS, ose mbajeni bisedën dhe zgjidhni ‘Hide Chat’ nga menyja nëse jeni duke përdorur sistemin Android. Futeni kodin PIN-in e fshehtë dhe biseda e selektuar do të fshihet.

Viber po e zgjeron kapacitetin e video-thirrjeve në grup për 30 pjesëmarrës, ndërkohë që kanë dhënë edhe një premtim tjetër.

Nëse dëshironi ti rizbuloni mesazhet sekrete, hapni një bisedë, klikoni majtas ose prekni ikonën e ingranazhit në këndin e sipërm të djathtë të ekranit. Shkoni poshtë derisa të gjeni opsionin ‘Unhide this Chat’ dhe vendosni PIN-in tuaj atje ose përdorni njohjen biometrike. Biseda do të bëhet përsëri e dukshme dhe do të jeni në gjendje ta gjeni në listë.

Si duhet ti shohim bisedat e fshehura?

Nëse dëshironi ta shihni listën tuaj të bisedave të fshehura në Viber, procesi është shumë i thjeshtë. Së pari e hapni VIber-in, lëvizni poshtë dhe e selektoni ikonën e kërkimit. Vendosni emrin e kontaktit me të cilin po zhvilloni një bisedë të fshehtë. Do t’i shihni mesazhet dhe do t’iu ipet mundësia për të vazhduar atë bisedë.

 

Përkthimi: Nuhi Shala