Google Pixel4

Lansimi i telefonit Pixel4 i Google 

Për muaj të tërë, shumë blogje, madje edhe vet Google, kanë shfaqur shumë fotografi dhe video që japin detaje rreth Pixel 4, sidomos në atë publikimin e njohur teknologjik kur u cilësua si telefoni më i zbuluar ndonjëherë para se të promovohej, raporton CNN Business.

Gjatë këtij procesi, në ditën e martë në një tubim të mbajtur në New York, Google, krahas produkteve të reja hardverike, në mënyrë të hapur tentoi të paraqesë ngazëllimin e konsumatorëve për pajisjet e tyre, para lansimit zyrtar. Por kompania e futi veten e saj në një sfidë të re, shumë diskutabile: Çka mundet Google të thotë më tepër që ta lartësojë telefonin e saj më të mirë e që nuk është më parë?

Këto janë informatat që dihen tani: Pixeli më në fund po pritet të performojë me dy kamera në pjesën e prapme, në gjë të cilën e posedojnë të gjithë smartphone-ët, por prapë po mbetet për një kamerë më pak se iPhone 11Pro, e cila i ka 3 sosh.

Kamerat, me një dizajn shumë të ngjashëm të atyre të Apple, do të vendosen në një fiksturë të formës katrore, në qoshen e majtë, lartë pajisjes.

Pixel 4, i cili pritet të dalë në dimensionet standard dhe XL, karakterizohet me çipin radar Soli, që mundëson njohje më të sigurt të fytyrës nga ana e pajisjes, ashtu siç është demonstruar edhe në një reklamë në YouTube.

Por derisa kompanitë e famshme si Samsung (SSNLF) the Microsoft (MSFT) lansonin telefona Fold (që palohen), Google vazhdoi t’i qëndrojë besnik planit të vet. “Karakteristikat e reja munden ta fusin Google në bisedime por jo ta sjellin atë në krye të tyre”, ka thënë Ramon Llamas, drejtor i hulumtimeve në një firmë të hulumtimeve të tregut, IDC.

“Gjëja kryesore në të cilën duhet të përqendrohet Pixeli, është kamera”, ka thënë Llamas. “Bazuar në përmirësimet që kanë treguar Samsung dhe Apple në këtë fushë, Google duhet t’i arrijë ata ose edhe më mirë, të tentojë t’i tejkalojë”.

Google për një kohë të gjatë është duke e vëzhguar tregun e kompanive si Samsung, Apple dhe disa kompanive të tjera kineze, ku me pajisjen Pixel, ka arritur të përfshijë vetëm më pak se 1%të tregut botëror të smarphonë-ve. Google nuk e ka arritur as edhe “shpërthimin”e shitjeve, në bazë të rezultateve të marra.

Pixel mbetet në grupin e produkteve “niche” me çmim të lartë dhe distribuim të limituar. Ai është në dispozicion vetëm në SHBA, përkatësisht në Verizon. Konsumatorët mund të blejnë një version të ç’koduar të Google në ndonjë dyqan, por duhet ta paguajnë çmimin e plotë.

Përgatiti: Fillor Muja