Lamtumirë iPod

Kompania Apple njoftoi të martën se do ta mbyllë prodhimin e iPod pas dy dekadash, një pajisje që ndryshoi mënyrën se si ne dëgjojmë muzikë dhe ndihmoi t’i jepet fund mbretërimit të CD-ve.

Modeli i fundit i mbetur – iPod touch – do të jetë i disponueshëm vetëm derisa të mbarojnë rezervat.

E lansuar në vitin 2001, pajisja muzikore portative me një buton intuitiv në formë rrote dhe kufje legjendare të bardha i hapi rrugën Apple për të hyrë në tregun e smartfonëve të iPhone. Gjithashtu i lejoi Apple të zgjeronte biznesin e saj përtej kompjuterit dhe të shtynte muzikën indApple tashmë në vitin 2014 e ndërpreu versionin klasik të iPod, bazuar në origjinalin dhe modelet më të vogla si iPod Nano 2017. I vetmi iPod i mbetur ishte iPod touch – një lloj iPhone i zvogëluar pa teknologji celulare.

“Fryma e iPod-it ende jeton” në pajisjet e tjera të Apple, tha Greg Josëiak, nënkryetari i lartë i marketingut të Apple, duke vënë në dukje se muzika dhe podkastet (të emërtuar sipas asaj pajisjeje) janë ende kyçe për kompaninë.

Lajmi për fundin e iPod-it shkaktoi një sërë postimesh të trishtueshme dhe nostalgjike në Twitter.

“Ta hajë dreqi … është pak e trishtueshme të shohësh që Apple e ka ndaluar zyrtarisht iPod-in që nga sot”, thuhet në një postim në Twitter nga një llogari YouTube Gaming në Mbretërinë e Bashkuar.

“Kjo gjë e ndryshoi lojën muzikore përgjithmonë. RIP/Cnet