Lajm i ri për Mesazhet Android dhe të gjithë ata që kujdesen për privatësinë

Edhe pse aktualisht është i disponueshëm vetëm në biseda me dy persona, opsioni i ri do të pëlqehet shumë nga ata që kujdesen që të kenë privatësi dixhitale. 

Përveç një numri veçorish të tjera të Android, Google ka vendosur ta prezantojë kriptimin nga të dy anët (E2EE) për këdo që përdor aplikacionin Messages. Kjo veçori ka qenë në fazën e testimit që nga viti i kaluar dhe arriti në beta gjatë muajit nëntor. 

Sipas The Engadget, E2EE Android Messages aktualisht është i disponueshëm vetëm për korrespondencën ‘klasike’ me një kontakt, që do të thotë se grupet mbesin të pambrojtura. Të dy palët do të duhet të aktivizojnë tiparet e RCS nëse duan të aktivizojnë kriptimin dhe ato do të marrin një certifikatë për mbrojtje të aktivizuar në formën e një dryri të vogël në butonin e dërgimit. 

E2EE do të bëhet i disponueshëm për këdo që e azhurnon pajisjen e tij në versionin më të fundit të Android i cili, ndër të tjera, prezanton biseda pin-up, Android Auto të ri, emoticons të rinj dhe, në disa vende, një sistem paralajmërimi në rast të ndonjë tërmeti. 

 

Përkthimi: Nuhi Shala