Lajm i mirë për ata që përfitojnë nga TikTok-u

Platformat e mëdha duan të tërheqin sa më shumë influencues dhe t’u mundësojnë atyre që të fitojnë para nga postimet e tyre, dhe me një numër më të madh përdoruesish është e qartë se edhe vetë platformat do të përfitojnë. Një nga kompanitë që po lufton për çdo përdorues është TikTok, i cili tashmë ka prezantuar një mënyrë tjetër përmes së cilës përdoruesit e tij do të mund të gjenerojnë të ardhura nga publikimi i videove të tyre.

Opsioni i ri quhet Series dhe do t’i lejojë përdoruesit të paguajnë për qasjen në koleksionet e tyre premium video. Se cili do të jetë çmimi i qasjes në këto video varet nga vetë krijuesit, thanë ata gjatë prezantimit nga TikTok, dhe diapazoni i çmimeve është nga 99 cent deri në 189,99 dollarë.

Është një tarifë e njëhershme pas së cilës përdoruesit, dmth klientët, do të kenë qasje në të gjitha videot premium të ndikuesve të tyre të preferuar. Videot premium do të ndryshojnë nga videot e zakonshme të TikTok pasi ato do të jenë në gjendje të jenë më të gjata (deri në 20 minuta kundrejt kufirit aktual të videove të platformës prej 10 minutash) dhe nuk do të shfaqen në rekomandimet e TikTok, as nuk do të mund të ndahen me tek përdoruesit e tjerë.

Pra, të gjithë ata që duan të kenë qasje në video të tilla do të duhet të paguajnë tarifën e përmendur dhe vetëm kështu do të kenë mundësi të kenë qasje në video shtesë dhe krijuesit më të njohur do të mund të fitojnë para shumë të mira nga videot e tyre.

Ajo që është veçanërisht interesante është se TikTok nuk ka ndërmend ta marrë një përqindje të transaksioneve për Series, të paktën jo tani për tani, dhe për momentin të gjitha paratë do të shkojnë në xhepat e vetë krijuesve. Siç thuhet në Engadget, me këtë opsion, TikTok do të bëhet edhe më konkurrues me YouTube, i cili është një platformë e preferuar për shumë krijues për shkak të mundësisë së publikimit të videove më të gjata që sjellin potencial më të madh fitimi. Si fillim, opsioni i ri do të jetë i disponueshëm vetëm për një numër të caktuar krijuesish në TikTok dhe me kalimin e kohës numri i përdoruesve që do të mund të fitojnë përmes Series do të rritet./Engadget

Përgatiti: Nuhi Shala