Ky marifet në Gmail do t’iu kursejë shumë kohë

Në vend që ta përcillni një mesazh të vetëm tek një pranues i vetëm, Gmail gjithashtu ofron mundësinë që të dërgoni disa mesazhe në të njëjtën kohë – brenda një mesazhi të vetëm. Duket e komplikuar, por në fakt është e thjeshtë – ne do të shpjegojmë se si bëhet

Nëse dëshironi t’i përcillni disa e-mail dikujt përmes Gmail, mund ta bëni me lehtësi me një mesazh të vetëm. Sidoqoftë, para se ta bëni këtë, do t’ju duhet t’i kushtoni vëmendje disa kufizimeve. Për fillestarët, mesazhi përfundimtar nuk duhet të jetë më i madh se 25 MB, mesazhet që pranuesi merr në shtojcë (attachment) do të hapen në një dritare të re dhe së fundmi – mesazhi që ai merr do të vijë me një paralajmërim.

Procedura për dërgimin e mesazheve të shumta brenda një është e thjeshtë: zgjidhni ato që dëshironi të përcillni. Klikoni në tre pikat vertikale, ose ‘More’> Forward as an attachment’. Në fushën ‘To’, specifikoni marrësit që mund të vendosni në fushat CC: dhe BCC:. Pastaj shtoni emrin e porosisë, shkruani atë që dëshironi dhe në fund thjesht klikoni në Send.

Procedura, për ta thënë ndryshe, është shumë e ngjashme me mesazhet standarde të Gmail. Dallimi i vetëm është hapi i parë vendimtar. Sigurisht, nëse nuk doni të lexoni të gjithë udhëzuesin dhe preferoni të shikoni gjithçka në format video, Google ka përgatitur një video tutorial vetëm për rastin.

Përktheu: Nuhi Shala