Kompania Meta i riaktivizon llogaritë e ish presidentit Trump në rrjetet sociale

Meta Platforms Inc e ka rikthyer llogarinë e ish-presidentit amerikan Donald Trump në Facebook pas një pezullimi dy-vjeçar pas trazirave vdekjeprurëse në Kapitol Hill më 6 janar 2021.

Meta njoftoi muajin e kaluar se do t`i kthente llogaritë e Trumpit në Facebook dhe Instagram. Faqja e tij në Instagram nuk ishte e disponueshme menjëherë të enjten.

Në një deklaratë të dhënë në fund të janarit, Nick Clegg, presidenti i Metës për çështjet globale, pati thënë se “publiku duhet të jetë në gjendje të dëgjojë se çfarë thonë politikanët”.

Trump është pezulluar për një kohë të pacaktuar nga Facebook dhe Instagram pas trazirave të Kapitol Hill të vitit 2021.

Themeluesi i Facebook Mark Zuckerberg pati thënë në atë kohë se ka frikë se Trump do të provokonte dhunë të re me retorikën e tij.

Trump tashmë ka qenë në gjendje të kthehej në Twitterin e tij të preferuar, pasi ky rrjet social u ble nga novatori dhe multimiliarderi Elon Musk./Dnevnik.hr

 

Përgatiti: Nuhi Shala