Foto: Md Sanaullah/Profimedia

Komisioni Evropian po përgatit një ligj për një karikues universal të telefonave mobil

Brenda pak ditësh mund të marrim një faturë që do të imponojë një standard të vetëm për karikimin e pajisjeve të vogla elektronike dhe do të ndalojë shitjen e karikuesve të cilë janë pjesë e pakos bashkë me telefona mobilë

Komisioni Evropian mund ta paraqesë një projektligj të enjten, më 24 shtator, i cili parashikon futjen e një karikuesi universal për pajisjet elektronike.

Gjithashtu do të ndalohej shitja e karikuesve me pajisje tjera në pako në Bashkimin Evropian.

Qëllimi është të zvogëlohet gjenerimi i mbeturinave elektronike, kryesisht ato që lidhen me telefonat inteligjentë, tabletët, kufjet, kamerat dhe altoparlantët.

Nuk është e qartë pse akoma, por duket se të njëjtat rregulla nuk do të zbatohen për lexuesit elektronikë dhe karikuesit pa tel, shkruan Tech Radar. USB-C mund të propozohet si një standard i përbashkët, i cili në vitin 2018 u instalua në pak më pak se një të tretën e të gjithë telefonave të mençur të shitur në Bashkimin Evropian.

Komisioni shpreson që, pas një debati publik dhe procedurës legjislative, ligji i ri do të hyjë në fuqi në vitin 2024. Është e pasigurt se si do të mund të ndodhë kjo në të vërtetë, megjithatë ky është një hap i parë i rëndësishëm drejt arritjes së këtij qëllimi.

Në fund të janarit 2020, Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë që kërkonte futjen e një karikuesi universal për telefonat mobilë dhe pajisjet e vogla elektronike.

Prodhuesit e pajisjeve kanë dal kundër vendimevëe të këtilla të cilat kanë qenë të pranishme në forma të ndryshme në BE për më shumë se një dekadë. Më e zëshmja në mesin e tyre është kompania Apple, e cila së bashku me iPhone dhe pajisjet e tjera e shet lidhësin e vet dhe folenë e karikimit Lightning.