Karikim i shpejtë i baterisë me kapacitet të plotë në më pak se 10 minuta

Përveç telefonave të palosshëm gjithnjë e më të popullarizuar, dizajni i pajisjeve mobile nuk ka ndryshuar shumë vitet e fundit. Madhësia e top-modeleve dhe ekranet e tyre është e ngjashme, kamerat janë të vendosura në një vrimë në ekran ose, në disa modele, ato janë të vendosura nën ekran, por dizajni është pak a shumë i ngjashëm.

Aty ku është bërë përparimi më i madh është tek procesorët të cilë janë më të shpejtë, grafikat janë më të mira dhe kamerat po përmirësohen. E vetmja gjë që duam ende nga prodhuesit e telefonave celularë janë bateritë edhe më të qëndrueshme. Me modelin e ri të telefnit të mençur, Realme nuk e prezantoi një telefon me bateri më të qëndrueshme, por kjo është arsyeja pse modeli i tyre GT Neo 5 mbështet karikimin 240 w dhe  është një mbajtës rekord kur bëhet fjalë për shpejtësinë e karikimit të baterisë. Gjegjësisht, bateria mbushet me kapacitet të plotë për më pak se 10 minuta.

Sipas të dhënave zyrtare, mjaftojnë vetëm 30 sekonda karikim për të folur për 2 orë ose për të dëgjuar muzikë për 3 orë, ndërsa pas 4 minutash bateria ngarkohet deri në 50 për qind.

Duhet theksuar se telefoni është prodhuar në dy versione. Një version e mbështet shpejtësinë e lartpërmendur të karikimit (lajmi i mirë është se një përshtatës përkatës 240 w është përfshirë në paketë) dhe është i disponueshëm me 16 GB memorie dhe 256 GB, ose 1 TB hapësirë ​​ruajtëse të të dhënave. Një version që mbështet karikim më të ngadaltë (150 w) është gjithashtu i disponueshëm dhe ky model shitet në versionet 8/12/16 GB RAM dhe me 256 GB memorie për ruajtjen e të dhënave.

Sa për opsionet e tjera, ato janë të njëjta për të dy versionet. Ekrani është 6,74 inç diagonale me një shpejtësi rifreskimi prej 144 Hz, rezolucion 2772×1240 piksele dhe mundësohet nga çipi Snapdragon 8 Gen 1. Rezolucioni i kamerës kryesore është 50 MP, si dhe ka një kamerë me kënd të gjerë 8 MP dhe një Kamera makro 2MP në anën e pasme. Për adhuruesit e selfie-ve, ka një kamerë 16MP në pjesën e përparme./Dnevnik.hr

Përgatiti: Nuhi Shala