'Jeep Avenger', automjeti evropian i vitit 2023

Në panairin e automjeteve të mbajtur në Bruksel, gazetarët që e përcjellin këtë industri e kanë zgjedhur automjetin evropian të vitit për vitin 2023. Juria përbëhej nga rreth 25 gazetarë dhe 21 prej tyre e shpallën Jeep Avenger-in më të mirën, e cila mblodhi një total prej 328 pikësh, duke lënë pas Volkswagen ID Buzz dhe Nissan Ariyu.

Në përputhje me tendencat në këtë treg, të tri modelet janë të pajisura me motorë elektrikë.

Jeep Avenger është prezantuar në fund të vitit të kaluar dhe është interesant se për shkak të dimensioneve kompakte nuk është i destinuar për tregun amerikan.

Evropianët, duket se nuk do të kenë asnjë problem me dimensionet e tij, ndërsa Jeep do të përpiqet ta pushtojë tregun amerikan me dy SUV-të e tjerë elektrikë të prezantuar së fundmi, të cilët janë më të fuqishëm dhe më të mëdhenj – modelet Recon dhe Wagoneer S.

Avenger, sikurse edhe dy modelet e tjera të përmendura, janë pjesë e përpjekjeve të Jeep për t’u bërë një kompani lider në tregun e SUV-ve elektrike. Në këtë kompani duan të shesin vetëm automjete elektrike në tregun evropian deri në vitin 2030, ndërsa në tregun e Amerikës së Veriut duan që pjesa e automjeteve elektrike të shitura të jetë së paku 50 për qind deri atëherë./Auto Blog