Apple

iPhone do të pranojë njoftime për ata që spiunohen nga qeveria

Apple do të dërgojë njoftime urgjente për njerëzit që janë objektiv i sulmeve të hakerëve të mbështetur nga shteti.

Siç shkruan The Independent, ky opsion do të quhet ‘Njoftimet për kërcënime nga Apple’ dhe do të ofrojë këshilla për hapat e nevojshëm që duhet të ndërmerren në një rast të tillë.

Njoftimi do të vijë përmes emailit dhe iMessage, dhe siç shpjegohet, ky lloj sulmi është shumë më i vështirë për t’u dalluar sesa ata hakerë ‘të zakonshëm’. Ato përdoren më së shumti te personat me ‘rëndësi të veçantë’.

Apple vë në dukje se këta janë një numër i vogël njerëzish, të cilët ndoshta e dinë se rrezikohen nga sulme të tilla për shkak të punës që bëjnë.

“Ndryshe nga kriminelët tradicionalë kibernetikë, sulmet e mbështetura nga shteti synojnë një numër shumë të vogël pajisjesh dhe janë shumë komplekse dhe kushtojnë miliona dollarë për t’u zhvilluar,” tha ai, duke shtuar se shumica dërrmuese e përdoruesve nuk do të ishin kurrë objektivi i sulmeve të tilla.

Ka mundësi të bëhen edhe diagnoza të gabuara të sulmeve, si dhe fakti se jo çdo sulm do të mund të regjistrohet, shton The Independent.