IPhone 12 vjen me çipin më të fortë deri më tani

Me inovacionet e duhura ose vetëm përmirësime të vogla, ardhja e iPhone-it të ri gjithmonë bën jehonë të madhe, veçanërisht në kalendarin e Teknologjisë Informative, IT.  

Megjithëse, me ca kohë vonesë për shkak të pandemisë, edhe atëherë kur u prezantua iPhone 12, flitej vetëm për dy gjëra, për një çip të ri dhe një dizajn të vjetër të telefonit. 

Brezi i ri i pajisjeve iPhone 12 shënon një rifillim të ri të dizajnit për Apple, duke u larguar nga dizajni që ishte filluar me iPhone X në fund të vitit 2017, shkruan, Anandtech, revistë online mbi pajisjet e IT-së.

Seria e re iPhone 12 është gjithashtu lëshimi më i gjerë i Apple ndonjëherë, me një total prej katër iPhon-ësh të ri: iPhone 12 mini, iPhone 12, duke vazhduar pastaj me dy modelet Pro në formën e iPhone 12 Pro dhe 12 Pro Max.

Sa i përket modelit Iphone 12, në fakt, dizajni është i ri, por pashmangshmërisht, ta kujton modelin iPhone 5.  

IPhone 12 ka një ekran 6.1 inç me një ekran OLED Super Retina XDR. Ka një shtrirje nga cepi në cep, megjithatë Apple ende mban një hapësirë ​​të vogël bosh rreth skajeve, si dhe një prerje prej së cilës kjo kompani ende nuk heq dorë. Pjesa e përparme e telefonit mbrohet nga “Ceramic Shield” i ri, i cili zëvendëson xhamin aktual. Apple thotë se është katër herë më rezistent ndaj rrëzimeve eventuale.

 

 

 

 

 

 

iPhone 12, doli të jetë i lëvizshëm dhe jo aq rezistent ndaj gërvishtjeve. Ka një xham në pjesën e pasme, i cili me të vërtetë të jep një sens të çuditshëm sapo ta prekësh me dorë, sepse ngjan shumë me material silikoni.

IPhone 12 është në dispozicion në pesë ngjyra dhe është rezistent ndaj ujit dhe pluhurit, por mund të qëndrojë në ujë deri në 30 minuta pa ndonjë dëmtim.

 

Element tjetër me shumë rëndësi është çipi i përmendur tashmë. Apple u prezantua këtë vit me një çip të ri dhe më të shpejtë A14 që u përdor në të gjitha modelet e reja dhe është menjëherë një sinjal se ia vlen të përmirësohet celulari krahasuar me iPhone 11. Ky çip është bërë me 5 nanometra dhe sjell një performancë dhe efikasitet më të mirë. Kjo shihet në përdorimin e përditshëm. Sipas disa parametrave, është 50 për qind më i shpejt se konkurrentët tjerë.

I njëjti çip u përdor për modelin edhe më të fortë iPhone 12 Pro me të cilin iPhone 12 ndan një ekran me të njëjtën madhësi dhe rezolucion, por gjithsesi ka një bateri pak më të vogël ndërkohë që sistemi i kamerës kryesore përbehet prej dy lenteve, jo tri sosh. iPhone 12 ka një kamerë pak më të thjeshtë dhe jo aq të përparuar bazuar në rezolucionin e saj mirëpo kur shihet se çfarë lloj fotografish bën, nuk mbetet  shumë për t’u ankuar. 

Përshtypja e përgjithshme e telefonit është mjaft pozitive, përveç preferencave personale kur bëhet fjalë për dizajnin. Apple vazhdon të ofrojë ekran të shkëlqyeshëm për përdoruesit, një procesor ndjeshëm të përmirësuar, të shpejtë dhe të saktë dhe kamera është përmirësuar me foto reale dhe të hollësishme.