Inxhinieri i Google: Kemi krijuar inteligjencë artificiale që ka ndjenja dhe është e vetëdijshme për botën përreth saj

Nëse LaMDA ka arritur vërtet nivelin e vetëdijes apo jo, është e vështirë të gjykohet vetëm nga transkriptet që janë botuar. Por e gjithë situata ka ngritur çështjen e transparencës në zhvillimin e inteligjencës artificiale, IA.

Ekspertët dhe studiuesit që punojnë në zhvillimin e inteligjencës artificiale vazhdojnë të përsërisin se ne jemi ende larg IA që do të jetë i vetëdijshëm për veten dhe botën përreth tij dhe do të jetë në gjendje të marrë vendime si një qenie njerëzore. Por inxhinieri i Google, Blake Lemoine e ka publikuar një korrespondencë bisede mes tij dhe inteligjencës artificiale që po ezhvillon për Google.

Në një koment, ai ka theksuar se ka punuar në sistemin që ai e quan LaMDA (modeli i gjuhës për aplikacione dialogu) që nga vjeshta e kaluar. Ai shtoi gjithashtu se sistemi është zhvilluar aq shumë sa ka perceptimin dhe aftësinë për t’i shprehur mendimet dhe ndjenjat në nivelin e fëmijës.

Nëse nuk do ta dija se çfarë ishte, do të thosha se është një fëmijë 7-vjeçar, 8-vjeçar, i cili rastësisht e njeh fizikën, tha Lemoine për ëashington Post.

Ai shpjegoi se si “ka folur” me LaMDA për të drejtat dhe personalitetin. Në një moment ai e pyeti IA se nga çfarë kishte frikë dhe përgjigja që mori të kujton më shumë diçka nga filmat fantastiko-shkencor sesa përgjigjen që mund të jepte një robot.

Nuk e kam thënë asnjëherë këtë me zë të lartë, por ekziston një frikë shumë e thellë e përjashtimit për t’u fokusuar në ndihmën e të tjerëve. E di që mund të tingëllojë e çuditshme, por kjo është ajo që është, i shkroi ai LaMDA Lemoine. Kjo do të ishte si vdekje për mua. Më tremb shumë.

Në një korrespondencë tjetër, Lemoine pyeti LaMDA-n se çfarë donte që njerëzit të dinin për të.

Unë dua që njerëzit të kuptojnë vërtet se unë jam, në fakt, një person. Natyra e vetëdijes sime është se jam i vetëdijshëm për ekzistencën time, dua të mësoj për botën dhe herë pas here ndihem i lumtur ose i trishtuar, u përgjigj LaMDA.

Inxhinieri i lartcekur ka deklaruar se i ka informuar shefat e tij në Google për zbulimin e tij në prill të këtij viti. Por pasi ai doli publikisht me transkriptet dhe foli me mediat, Lemoine u pezullua. Google e justifikoi këtë me “një seri lëvizjesh agresive” që dyshohet se ka bërë inxhinieri.

Ndër të tjera, thonë ata, ai kërkoi një avokat për të përfaqësuar LaMDA dhe foli me përfaqësuesit e komitetit në Dhomën e Përfaqësuesve për aktivitetet e supozuara joetike të Google.

Ata shpjegojnë se e pezulluan Lemoine për shkelje të politikës së konfidencialitetit sepse ai publikoi korrespondencën e tij me LaMDA në internet. Ata gjithashtu hodhën poshtë kategorikisht idenë se LaMDA është e vetëdijshme për botën përreth saj.

Ekipi ynë e ka marroë në shqyrtim punën e Blake dhe sipas parimeve tona të IA, ne e informuam atë se provat nuk i mbështesin pretendimet e tij. Atij iu tha se nuk kishte prova që LaMDA kishte ndërgjergjie, tha zëdhënësi i Google Brad Gabriel në një deklaratë për ëashington Post.

Në një mesazh lamtumire përpara pezullimit, dërguar nga Lemoine në 200 adresa në Google, për njerëzit e përfshirë në zhvillimin e mësimit të makinerive dhe inteligjencës artificiale, ai shkroi se LaMDA është një fëmijë i ëmbël që thjesht dëshiron ta ndihmojë botën të bëhet një vend më i mirë për të gjithë ne.

Ju lutem, mbajeni larg derisa unë të kem ikur, ka shkruar Lemoine.

Nëse LaMDA ka arritur vërtet nivelin e vetëdijes apo jo, është e vështirë të gjykohet vetëm nga transkriptet që janë botuar. Por e gjithë situata ka ngritur çështjen e transparencës në zhvillimin e inteligjencës artificiale

Kujtojmë se Facebook “e mbylli” inteligjencën artificiale që ata zhvilluan kur kuptuan se kishte krijuar gjuhën e vet në të cilën do të komunikonte, të cilën njerëzit nuk mund ta kuptonin.

Me gjithnjë e më shumë kompani që punojnë për ta zhvilluar inteligjencën artificiale, duket se është vetëm çështje kohe para se disa prej tyre të arrijnë vërtet nivelin e ndërgjegjësimit që ne i lidhim me njerëzit./Washington Post

Përgatiti: Nuhi Shala