Inteligjenca artificiale gjen organe të përshtatshme për transplantim më të saktë se sa njerëzit

Ekspertët kanë siguruar rreth 1.12 milionë euro nga Instituti Kombëtar i Britanisë për Kërkime Shëndetësore (NIHR) për një projekt që e përdor inteligjencën artificiale për ta rritur numrin e organeve të disponueshme për transplantim.

Gjegjësisht, kirurgët aktualisht duhet të ekzaminojnë dhe vlerësojnë vizualisht nëse organet njerëzore janë të cilësisë së mjaftueshme për transplantim.

Metoda e re përdor inteligjencën artificiale (IA) dhe ‘kujtesën’ e saj, e cila përmban dhjetëra mijëra imazhe të organeve, për t’i veçuar ato me shanset më të mira për një transplant të suksesshëm.

Grupi që qëndron pas teknologjisë, i njohur si OrQA, Organ Quality Assessment, ka njoftuar se kjo mund të nënkuptojë se 200 pacientë shtesë në MBretërinë e bashkuar do të jenë në gjendje të marrin veshka të reja dhe 100 mëlçi të reja çdo vit.

Sapo një organ bëhet i disponueshëm, ai vlerësohet vizualisht nga një ekip kirurgjik, që do të thotë se organet nuk konsiderohen gjithmonë të përshtatshme për transplantim, thotë profesori Hassan Ugail, drejtor i Qendrës për Informatikë Vizuale të Universitetit Bradford, ekipi i të cilit është i përfshirë në analizën e imazhit.

Aktualisht po zhvillojmë një algoritëm të sofistikuar të mësimit të makinerive që do të ‘trajnohet’ duke përdorur mijëra imazhe të organeve njerëzore. Në këtë mënyrë, vlerësimi i imazheve të ndara të organeve për transplantim do të bëhet më efektiv  sesa në rast se do të bëhej vizualisht, tha ai.

Kjo do të nënkuptojë përfundimisht se një kirurg do të jetë në gjendje ta krijojë një imazh të një organi të dhuruar, ta ngarkojë atë në OrQA dhe të zbulojë menjëherë se si ta përdorë atë më mirë, shtoi ai.

Një pjesë kryesore e OrQA do të jetë kërkimi i dëmtimeve dhe sëmundjeve të mëparshme.

Colin ëilson, kirurg transplanti në spitalin Neëcastle upon Tyne, thotë se deri më tani kirurgët nuk kishin pasur asnjë ndihmë me përzgjedhjen e organeve.

Ky është një hap vërtet i rëndësishëm për profesionistët dhe pacientët, qëllimi i të cilëve është të garantojnë që organi i pacientit të transplantohet sa më shpejt që të jetë e mundur, shpjegoi ai.

Softueri që kemi zhvilluar e ‘vlerëson’ cilësinë e organit dhe ka si qëllim t’i ndihmojë kirurgët të vlerësojnë nëse organi është mjaftueshëm i shëndetshëm për transplantim./Dnevnik.hr

Përgatiti: Nuhi Shala