Intelegjenca artificiale mund t’ua gjejë shtëpinë?

Duke e instaluar dhe ekzekutuar shtojcën e shfletuesit, përdoruesit mund t’i tregojnë ChatGPT se çfarë lloj prone duam ta blejmë ose marrin me qira, bazuar në kritere të tilla si vendndodhja, çmimi dhe numri i dhomave të gjumit.

Zillow ka njoftuar një shtesë të re për ChatGPT, e cila e lejon intelegjencën artificiale t’ju ndihmojë të kërkoni për pasuri të paluajtshme si një shtëpi ose apartament.

ChatGPT më pas do të zhytet në bazën e të dhënave të Zillow dhe do t’i tërheqë opsionet e duhura.

Shtesa e re është aktualisht në dispozicion për një numër të vogël përdoruesish ChatGPT, i cili duhet të zgjerohet në të ardhmen, ndoshta pasi të përfundojë faza alfa e testimit, shkruan The Verge.

Përgatiti: Nuhi Shala