Instagrami po teston një dizajn të ri për fotografi

Instagrami ngadalë por me siguri po bëhet gjithnjë e më shumë sikurse platforma e popullarizuar TikTok. Gjatë bisedës me gazetarët, drejtori i Instagramit, Adam Mosseri, ka konfirmuar se kanë nisur ta testojnë publikimin e fotove të gjata (raporti 9:16).

Mund të postoni video të gjata, por nuk mund të postoni foto të gjata në Instagram. Kështu që ne menduam se ndoshta do të ishte mirë ta barazojmë atë, tha Mosseri.

Aktualisht, Instagram lejon të postoni foto me një raport dimension 4:5, që do të thotë se të gjitha fotot e tjera që janë më të mëdha se ai dimension duhet të shkurtohen ose zvogëlohen. Por me prezantimin e fotove të gjata 9:16, do t’i lejojë përdoruesit të postojnë foto në ekran të plotë, siç ndodh aktualisht me Reels.

Megjithatë, ajo që ata e konsiderojnë si një ide të mirë në Instagram, nuk pësoi vërtet miratimin e përdoruesve. Sidomos ata që përdorin një aparat fotografik klasik për fotografi.

Vetë Mosseri pranoi se shfaqja e fotografive në ekran të plotë nuk është ideale për të gjitha fotot.

Mendoj se duhet të bëjmë një hap të madh prapa, të mblidhemi dhe të zbulojmë se çfarë duam të bëjmë në mënyrë që të ecim përpara, tha Mosseri në një intervistë javën e kaluar.

Se si do të pritet nga përdoruesit mënyra e re e shfaqjes së fotove, mbetet për t’u parë. Aq më tepër që sipas dizajnit të mëparshëm, një pjesë e mirë e fotografisë mbulohej nga postime dhe hashtags, kështu që në fakt mungonte vetë koncepti i shfaqjes së fotos në ekran të plotë./The Verge