Instagram sulmohet nga paditë e reja për shkak të ndikimit të dëmshëm në shëndetin mendor të të miturve

Paditë pretendojnë se e vetmja gjë që ka rëndësi për Instagram është angazhimi, pra aktiviteti i përdoruesve, në dëm të sigurisë së tyre, duke krijuar një stuhi të përsosur varësie dhe ekspozimi ndaj përmbajtjeve të dëmshme.

Në gjysmën e dytë të vitit të kaluar, sinjalizuesja Frances Haugen i bëri publike informacionet dhe dokumentet që askush nga Meta nuk donte t’ia jepte publikut. Dokumentet pretendojnë se ekipi në Instagram ishte në dijeni të efekteve negative të këtij rrjeti social tek fëmijët dhe të rinjtë, por në vend të sigurisë së tyre, ata vendosën përfitimet e tyre.

Pas publikimit nga ana e tyre të këtij informacioni, pasuan një ortek kritikash, si dhe seanca dëgjimore në Kongres. Me kalimin e kohës, Instagrami futi disa ndryshime me të cilat supozohej ta zvogëlonte varësinë e të rinjve nga ai rrjet, si dhe mundësonin kontroll më të madh prindëror.

Pavarësisht kësaj, rrjeti social është bërë objekt i padive të shumta dhe së fundmi është ngritur një padi e re në të cilën dy familje nga Kentaki, të përfaqësuara nga Qendra për Viktimat e Rrjeteve Sociale, e akuzojnë platformën Instagram për efekte negative në shëndetin mendor, të tilla si depresioni, çrregullime të të ngrënit dhe përpjekje për vetëvrasje.

Paditë pretendojnë se e vetmja gjë që ka rëndësi për Instagram është angazhimi, pra aktiviteti i përdoruesve, në dëm të sigurisë së tyre, duke krijuar një stuhi të përsosur varësie dhe ekspozimi ndaj përmbajtjeve të dëmshme. U theksua se fitimet e Metës kanë qenë astronomike gjatë gjithë kësaj kohe, por është ende përpara rëndësisë së jetës njerëzore.

Meta (ende) nuk i është përgjigjur pyetjeve të mediave në lidhje me këtë padi.

Përveç këtyre dy proceseve gjyqësore, kompania e Zuckerberg kërcënohet me të paktën nëntë padi të tjera të ngjashme për shkak të ndikimit negativ në gjendjen mendore të të miturve./ Cnet

Përgatiti: Nuhi Shala