Instagram me veçori të re për shfletuesit nga kompjuteri

Rrjeti social Instagram ka lansuar mesazhet direkte edhe për shfletuesit nga kompjuteri.

Tani e tutje mund të qaseni te mesazhet e juaja në Instagram edhe nga shfletuesi në kompjuter.

Instagrami ishte duke e testuar këtë veçori me muaj të tërë dhe më pas në janar të këtij viti e lëshoi vetëm për një grup të caktuar. Tani kjo veçori është e qasshme për të gjithë.

Pra, nëse dëshironi të qaseni te mesazhet e profilit tuaj në Instagram nga kompjuteri, mund ta bëni këtë duke u kyçur në Instagram nga shfletuesi dhe pastaj në cepin e majtë e shihni ikonën e njëjtë që gjendet edhe në aplikacion Instagram për telefon.

Në këtë kohë kur pothuajse e gjithë bota është në izolim dhe po komunikojmë në mes rrjeteve sociale ose aplikacioneve të ndryshme, kjo është një veçori e mirë dhe e lëshuar në kohën e duhur nga Instagram.