Foto - Instagram

Instagram ka prezantuar një mjet të ri, ka të bëjë me Stories

Aplikacioni i mirënjohur u mundësoi përdoruesve të merrnin pjesë në Storiet e të tjerëve për herë të parë. Etiketa e re shpresojmë se do të rrisë ndërveprimin në një platformë që duket se ngadalë po fillon të humbasë përdoruesit.

Pasi prezantoi etiketat e lidhjeve  (rollout of link stickers) javën e kaluar, Instagram zbuloi një etiketë të re të quajtur “Add Yours”. Kompania e përshkruan këtë vendim si një metodë për krijimin e temave publike brenda Stories dhe thekson se kjo është hera e parë që ata kanë mundësuar pjesëmarrjen e publikut në format, transmeton Engadget.

https://twitter.com/instagram/status/1455235802682646530 

Etiketa, në fakt, shërben si një ftesë për njerëzit e tjerë që të dërgojnë storiet e tyre dhe të zbulojnë njerëz të rinj që mund të ndjekin. Kur klikoni në një etiketë të re, ndërfaqja do të tregojë ti shfaqë përdoruesit që kanë kontribuar në bisedë dhe do të shfaqë qasje në storiet e tyre.