Instagram ka përgatitur një mori lajmesh, cilat janë risitë?

Rrjeti i famshëm social i Meta-s ka prezantuar disa shtojca të dobishme për DM (direct message) – zgjidhja e mesazheve në Instagram.

Pas një sërë premtimesh të vitit të kaluar, Instagrami po lanson disa funksione të reja për mesazhet DM. Ndryshimet përfshijnë aftësinë për të dërguar mesazhe ‘të heshtura’, shikimin e profileve që janë në linjë dhe gati për të biseduar, opsionin për t’iu përgjigjur mesazheve gjatë shfletimit në furnizim (feeding) dhe më shumë.

Ky vendim, sipas Meta-s, është pjesë e një përpjekjeje më të madhe për ta përmirësuar lidhjen dhe për ta ndarë përmbajtjen me miqtë. Shtesa në fjalë është gjithashtu në mes të rikthimit të furnizimit (feeds) kronologjik, shkruan The Next Web.

Shtesat e reja kanë filluar me integrimin e Apple Music, Amazon Music dhe së shpejti Spotify, të cilat do t’i lejojnë përdoruesit t’i ndajnë klipet e këngëve 30 sekonda në një bisedë. Aplikacioni do t’ju lejojë gjithashtu t’u përgjigjeni mesazheve ndërsa jeni në furnizim (feeds) pa pasur nevojë të shkoni në kutinë hyrëse.

Opsioni i tretë është ngarkimi i shpejtë, i cili i lejon përdoruesit t’i ndajnë shpejt postimet duke mbajtur të shtypur tastin e ndarjes. E katërta është një status që do t’u tregojë njerëzve me të cilët mund të flisni. Opsioni i pestë janë mesazhet e heshtura të dërguara me prefiksin @silent. Njëkohësisht, e pesta është errësira e re për bisedat ‘Lo-Fi‘, e cila ndryshon pamjen e dritares së bisedës, ndërsa e fundit është mundësia e kryerjes së sondazheve.

Disa nga këto veçori kërkojnë specifika të përmirësuara për komunikim mes Instagramit dhe Messengerit. Si pjesë e këtij përmirësimi, Inbox-it të Instagramit iu janë dhënë disa veçori të reja duke përfshirë ndryshimin e ngjyrës së bisedave, reagimet me emoji, ndarjen e videove së bashku etj.

Instagram njofton se këto veçori do të bëhen aktive për përdoruesit në ‘vendet e zgjedhura’ dhe më vonë do të bëhen të disponueshme për të gjithë. The Next Web

Përgatiti: Nuhi Shala