Instagram do të ngjasojë edhe më shumë si TikTok-u

Facebook po përpiqet në çdo mënyrë të mbajë hapin me konkurrencën gjithnjë e më të avancuar të TikTok. Veçoria e fundit e Facebook e inspiruar nga rrjeti social kinez të kujton Duetin e TikTok.

Reels e Instagram, një mënyrë e re për të krijuar dhe zbuluar video të shkurtra, përgjigja e Facebook ndaj TikTok-ut do të ketë një tjetër veçori të aplikacionit të famshëm të videove: duetet. Nga tani e tutje, është e mundur të bëni ‘remix’ përmes këtij aplikacioni, d.m.th., të krijoni një video që bazohet në postimin origjinal – qoftë i juaji apo i dikujt tjetër. Kjo veçori, e njohur më mirë si Duet, tashmë është jashtëzakonisht e popullarizuar në TikTok dhe përdoret më shpesh për sfidat e vallëzimit, raporton webfaqja mbi teknologjinë amerikane, The Verge.

Për ta ribërë ‘remix-in’ me Reels shtypni menunë me tre pika dhe zgjidhni ‘Remix this Reel’. Pas kësaj thjesht regjistroni Reels-in tuaj ose postoni përmbajtjen e regjistruar më parë. Mund të redaktoni gjithashtu vëllimin e videos origjinale, ta sinkronizoni etj.

Mund të kontrolloni gjithashtu volumin për audion origjinale ose audion tuaj të regjistruar, dhe të shtoni një zë, krahas funksioneve të tjera të redaktimit. Vetëm Reels-at e rinj do të kenë mundësi të remix-it automatikisht, por nëse tashmë keni një Reels që dëshironi që njerëzit të mund ta bëjnë remix-in, mund ta aktivizoni manualisht duke klikuar atë menunë me tre pika në videon tuaj dhe duke zgjedhur “Aktivizoni Remixing”. Nëse dëshironi të çaktivizoni remix-in në të gjitha rrotullat tuaja, mund ta bëni përmes cilësimeve të profilit tuaj më të gjerë.

Ajo që e karakterizon ‘Reels’, është se u krijua në gushtin e vitit 2020 si përgjigje e Facebook për TikTok, dhe me kalimin e kohës e njëjta shtoi më shumë veçori tjera të ngjashme me TikTok. Facebook duket se është shumë serioz në lidhje me krijimin e një platforme për video të shkurtra – pasi që ka shtuar butonin shtesë Reels në menunë kryesore dhe madje ka bërë të mundur që videot të formatohen automatikisht për t’u parë në versionin Lite të aplikacionit. Thjesht, përmes ‘Reels’, Facebook po i përngjan gjithnjë e më shumë aplikacionit TikTok.

Është vetëm çështje kohe, kur krejt këto ndryshime të reja të bëra nga Facebook do të bëhen versioni i ri i TikTok-ut amerikan.

Përkthyer nga: Nuhi Shala