Ilustrim

Imazhi i cili përshkruan kamerën e iPhone 14 Pro thekson pikat se ku mund të jetë avantazhi i Samsung Galaxy S22 Ultra

iPhone 13 Pro Max dhe Samsung Galaxy S22 Ultra të dyja janë telefona të mençur e të veçantë me kamera të mrekullueshme, por ajo se çfarë e bënë më të mrekullueshme pajisjen e Samsung është kapaciteti i zmadhimit.

Phone Arena shkruan se nëse thashethemet e fundit dhe imazhet e shfaqura së fundmi janë ndonjë tregues, atëherë telefonat në ardhje iPhone 14 Pro dhe Pro Max do të vazhdojnë të mbesin larg nga telefoni i fuqishëm i serisë Galaxy S në këtë fushë.

Seria e iPhone 14 pritet që të prezantohet brenda 2 muajve, dhe 13 shtatori është data ekzakte. Thashethemet, pamjet e publikuara dhe njësitë testuese sugjerojnë se modelet Pro do ta ndërrojnë kamerën kryesore prej 12MP për një kamerë me sensor më të fuqishëm prej 48MP, por me gjasë do ta ketë rezolucionin e sensorëve 12MP ultra të gjerë dhe telefoto, njëjtë si të pajisjeve të mëparshme.

Apple siç duket po punon drejt prodhimit të një kamere telefoto me periskop e cila do të rritë kapacitetin e zmadhimit deri në 6X, por njësia me këtë sensor pritet që të prezantohet vitin tjetër në iPhone 15 Pro.

iPhone 14 Pro dhe Pro Max, në anën tjetër do të vazhdojnë që të ofrojnë zmadhim optik prej 3x e ndoshta edhe zmadhimin digjital prej 15x.

Kjo është konfirmuar tutje edhe nga një rrjedhës i njohur i informacioneve, Digital Chat Station, i cili shpërndau mesazhet që përshkruajnë konfigurimet e kamerave të iPhone 14, iPhone 14 Max, iPhone 14 Pro dhe iPhone 14 Pro Max./Telegrafi