Google zbulon rivalin e tij ChatGPT

Google të hënën zbuloi një mjet të ri chatbot të quajtur “Bard” në një përpjekje të dukshme për të konkurruar me suksesin viral të ChatGPT.

Sundar Pichai, Shefi Ekzekutiv i Google dhe i kompanisë mëmë Alphabet, tha në një postim në blog se Bard do të hapet për “testuesit e besuar” duke filluar nga e hëna, me plane për ta bërë atë të disponueshëm për publikun “në javët e ardhshme”.

Ashtu si ChatGPT, i cili u doli publikisht në fund të nëntorit nga kompania kërkimore e AI OpenAI, Bard është ndërtuar mbi një model të madh gjuhësor. Këto modele janë trajnuar për një sasi të madhe të dhënash në internet për të gjeneruar përgjigje bindëse ndaj kërkesave të përdoruesve.

Njoftimi vjen pasi produkti kryesor i Google – kërkimi në internet – mendohet gjerësisht se po përballet me rrezikun e tij më të madh në vite. Në dy muajt që kur u lansua për publikun, ChatGPT është përdorur për të gjeneruar ese, tregime dhe tekste këngësh dhe për t’iu përgjigjur disa pyetjeve që dikush mund të kishte kërkuar më parë në Google.

Vëmendja e madhe në ChatGPT thuhet se e ka shtyrë menaxhmentin e Google ta deklarojë gjendjen e “kodit të kuq” për biznesin e saj të kërkimit. Në një postim në Twitter vitin e kaluar, Paul Buchheit, një nga krijuesit e Gmail, paralajmëroi se Google “mund të jetë vetëm një ose dy vjet larg nga ndërprerja totale” për shkak të rritjes së IA (Inteligjencës Artificiale).

Microsoft, i cili i ka konfirmuar planet për të investuar miliarda OpenAI, ka thënë tashmë se do ta inkorporojë mjetin në disa nga produktet e tij – dhe thuhet se po planifikon ta integrojë atë në motorin e tij të kërkimit, Bing. Microsoft të martën do të mbajë një eveniment lajmesh në selinë e saj në Uashington, tema e së cilës ende nuk është bërë e ditur. Microsoft njoftoi publikisht evenimentin menjëherë pasi lajmet lidhur me IA e Google u bënë publike të hënën.

Teknologjia bazike që e mbështet Bard ka qenë e pranishme për disa kohë, megjithëse nuk është gjerësisht e disponueshme për publikun. Google e zbuloi modelin e tij të gjuhës për aplikacionet e dialogut (ose LaMDA) rreth dy vjet më parë dhe tha të hënën se kjo teknologji do ta fuqizojë Bard. LaMDA u bë lajm bombastik në fund të vitit të kaluar kur një ish-inxhinier i Google pretendoi se chatbot ishte “i ndjeshëm”. Pretendimet e tij u kritikuan gjerësisht në komunitetin e IA.

Sipas një postimi nga Google, chatbot-i Bard mund të përdoret për të planifikuar larjen e bebes, për t’i krahasuar dy filma të nominuar për Oscar ose për të marrë ide për drekën bazuar në atë që keni në frigorifer.

Shefi Ekzekutiv Pichai tha gjithashtu të hënën se mjetet e fuqizuara nga IA së shpejti do të fillojnë të shfaqen në mjetin kryesor të kërkimit të Google.

Në rast se Google lëviz më shumë në drejtim të përfshirjes së një mjeti chatbot të IA në kërkim, mund të përballet me disa rreziqe. Për shkak se këto mjete janë të trajnuara për të dhënat në internet, ekspertët kanë vënë në dukje se ato e kanë potencialin për t’i përjetësuar paragjykimet dhe përhapjen e dezinformatave./CNN

Përgatiti: Nuhi Shala