Google Photos i ka ndryshuar rregullat

Pas disa njoftimeve dhe paralajmërimeve, momenti i paralajmëruar më në fund ka arritur.

Që nga dje, 1 qershor, Google Photos nuk do të ketë më hapësirë ​​të pakufizuar për fotografitë.

Ky shërbim i Google përfshin Google Drive dhe të gjitha fotografitë e arkivuara më pas në kapacitetin maksimal dhe kjo pa dyshim do të shkaktojë probleme për disa përdorues.

Secila foto, pa marrë parasysh madhësinë e saj, tani llogaritet si pjesë e hapësirës suaj të përgjithshme të Google Drive nëse, siç raporton Engadget, një gjë të tillë nuk e bëni në njërën nga Pixels. Nëse keni nevojë për më shumë hapësirë, plani i Google One ofron 100 GB hapësirë ​​ruajtëse për një çmim prej 2 dollarë në muaj.

Të gjitha fotot që i keni ruajtur në Google Photos para datës 1 qershor, tash e tutje nuk përfshihen në vëllimin maksimal.

Këtë vendim të sajin Google e arsyeton si një veprim të domosdoshëm për të zënë hapin me kërkesën në rritje për vëllim, por nuk priste që 80 për qind e përdoruesve të Photos të kishin Drive, i cili, siç shpjegon burimi, tashmë ishte plot me përmbajtje të tjera. Situata reale dikton që Google ka zvogëluar qëllimisht vëllimin e shërbimeve për të fituar para në abonimet mujore për Google One.

Aplikacioni Photos është plot, çfarë duhet bërë?

Në rast se nuk doni të paguani një abonim mujor për hapësirë ​​shtesë, opsionet zakonisht nuk përfshijnë Google.

Mund të kontaktoni me aplikacione tjera në internet si Dropbox ose Flickr dhe nëse keni Microsoft 365, ai ofron 1TB OneDrive për person. Së fundmi, edhe iCloud i Apple i cili kryesisht akomodon përdoruesit e iOS dhe Mac dhe si Google tarifon një vëllim shtesë prej maksimum një dollari në muaj.

Përkthimi: Nuhi Shala