Google ofron një version më të lehtë për të lexuar dokumentet me shumë faqe

Kompresimi automatik i dokumenteve dhe bisedave është rezultat i angazhimit të Google për zhvillimin e inteligjencës artificiale.

Google po e bën më të lehtë leximin e dokumenteve me shumë faqe duke prezantuar kompresimin, një veçori që do të arrijë së shpejti në Google Docs, raporton Engadget.

Ky funksion mbështetet në mësimin e makinës për ta ndarë dokumentin dhe për ta nënvizuar informacionin kryesor në një format më të shkurtër. Google e njoftoi për herë të parë funksionin e kompresimit në muajin mars, por gjatë I/O – një konferencë vjetore zhvilluesish e mbajtur nga Google – të këtij viti konfirmoi se është shumë afër debutimit publik.

Shefi Ekzekutiv i Alphabet, Sundar Pichai, shpjegoi gjatë fjalimit se kompresimi automatik përdor të kuptuarit e gjuhës, ngjeshjen e informacionit dhe gjenerimin e gjuhës për të arritur qëllimin e tij. Edhe pse për momentin po vjen vetëm në Docs, Google ka njoftuar gjithashtu përmbledhje për Google Spaces dhe Chat ku do të jetë në gjendje t’i përmbledhë bisedat nëpër të cilat do të shfletonit për orë të tëra.

Lista e plotë e të rejave të softuerit Google për vitin 2022 mund të gjendet këtu, dhe nëse jeni më të interesuar për pajisjet e tyre të reja si ora inteligjente Pixel Watch ose telefoni inteligjent Pixel 7, atëherë  klikoni këtu./The Engadget.