BERLIN, GERMANY - NOVEMBER 27: The Logo of Google Maps is displayed on a smartphone on November 27, 2019 in Berlin, Germany. (Photo by Thomas Trutschel/Photothek via Getty Images)

Google Maps vjen me risi

Google Maps po bëhet më i mirë pas çdo azhurnimi. Gjatë konferencës I/O të këtij viti, kjo kompania prezantoi një numër specifikash të reja që do ta bëjnë edhe më të lehtë navigimin me ndihmën e këtij aplikacioni.

Google Maps po merr një sërë veçorish të reja. Kompania në fjalë ka prezantuar harta më të hollësishme rrugore, një zgjerim të specifikave tashmë ekzistuese Live Veië, si dhe rrugë të përmirësuara të navigimit të mbështetura nga të mësuarit makinerik, shkruan sot portali kroat tportal.hr.

Harta rrugore më të detajuara

Google do t’u sigurojë përdoruesve harta më të detajuara të rrugëve. Specifika e re të cilën kjo kompani e ka bërë të ditur, që nga gushti i kaluar, po vjen në pesëdhjetë qytete të tjera duke përfshirë Berlinin, São Paulon dhe Seattle. Megjithëse koha e saktë e lansimit nuk dihet ende plotësisht, kompania përmend pjesën e dytë të vitit 2021.

Burimi: Google

Google Maps përdor inteligjencën artificiale për t’i njoftuar përdoruesit për gjëra të tilla si vendkalimet e këmbësorëve dhe trotuaret, duke u siguruar këmbësorëve rrugën më të rehatshme të mundshme. Kjo specifikë e re është provuar të jetë më e dobishmja deri më tani për njerëzit që përdorin karrocat me rrota.

Pamje live

Google Maps do të përdorë funksionin Live View për t’i ndihmuar përdoruesit që të eksplorojnë lagjen e re. Kjo specifikë, le ta kujtojmë, përdor realitetin e shtuar për të siguruar mundësinë e navigimit në botën reale – por Google dëshiron të shkojë edhe më tej.

Burimi: Google

Përdoruesit do të kenë mundësi të hyjnë në Live View direkt nga harta dhe të shohin më shumë detaje në lidhje me dyqanet dhe restorantet përreth, kohën aktuale të pritjes për porosi, komente dhe foto. Kjo specifikë e re do të ndihmojë gjithashtu në navigimin në rrugë të reja dhe kryqëzime komplekse.

Navigim i lehtësuar

Google Maps së shpejti do të marrë një specifikë të re që do të përdorë informacionin e të mësuarit me makinë dhe navigimin për ta ndihmuar përdoruesin të shmangë momentet e papritura të frenimit dhe të zvogëlojë shpejtësinë e vozitjes në rrugën më të shkurtër të mundshme. Nëse përdoruesi vendos të udhëtojë në një lokacion, shërbimi do të llogarisë shumë itinerare dhe do të nxjerrë një përfundim në varësi të disa faktorëve të ndryshëm.

Ky aplikacion së shpejti do t’ju ofrojë të zgjidhni rrugët më të shpejta dhe ta njihni se cila prej tyre është më e sigurta.

Personalizimi mbi të gjitha

Google Maps së shpejti do të fillojë të përshtatet me përvojat individuale të përdoruesve të saj. Për shembull, nëse përdorni aplikacionin shpesh për të kërkuar një vend të mirë për mëngjes dhe kafe, aplikacioni do t’ju tregojë vende më të përshtatshme më shpesh në mëngjes. Dikur më vonë gjatë ditës, për shembull, Google do të fillojë t’u tregojnë vendet për një drekë të mirë.

Nëse përdoruesi udhëton diku, shërbimi do të nxjerrë në pah destinacionet dhe vendndodhjet turistike. Specifika e re e Google Maps do të zgjerohet për të mbuluar zona të tëra si një lagje ose një pjesë e popullarizuar e qytetit.

 

Përkthyer nga: Nuhi Shala