Foto: Profimedia 

Google Maps vjen me risi tjera: Ja se si planifikon të na e lehtësojë udhëtimin  

Përveç llogaritjes së saktë të tarifave dhe çmimeve të biletave të pasagjerëve, Google Maps së shpejti do t’i lejojë përdoruesit të kryejnë pagesa edhe përmes Google Pay.

Google e ka bërë të ditur prezantimin e një veçorie shumë të rëndësishme që së pari do të bëhet e disponueshme për përdoruesit e programit përmes një shikimi në Google Maps. Nëse informacioni i njërit prej anëtarëve të programit është i vërtetë, kompania do të prezantojë një shfaqje automatike të çmimeve të tarifave në aplikacion, raporton The NextWeb.

Përdoruesi deklaron se çmimet e tarifave dhe ndoshta kostoja e të gjithë udhëtimit mund të shihen gjatë planifikimit, duke siguruar një opsion të përzgjedhjes së itinerarit që, për shembull, kushton më pak, por zgjat më shumë. Kjo veçori është pjesë e një tendence më të madhe në të cilën Google planifikon të përmirësojë mënyrën se si planifikon udhëtime në aplikacionin e saj të navigimit.

Integrimi i fundit me sistemet e ofruara nga shërbimi i microtransportit Ford’s Spin përfshin futjen e Google Maps në biçikletat elektronike. Konsumatorët mund të shohin se ku është biçikleta elektronike më e afërt ose e-skuteri Spin, shikoni sa kohë do të marrë një përdorues tjetër për të arritur tek ata, të kontrollojnë se ku mund ta karikojnë skuterin, sa do të kushtojë të marrësh me qira dhe në fund të paguajnë për krejt këtë përmes aplikacionit Spin.

Pjesa ku gjërat bëhen interesante është njoftimi i integrimit të Google Pay dhe Google Maps, me ndihmën e të cilave përdoruesit do të jenë në gjendje të paguajnë për parkimin dhe biletat e transportit publik brenda aplikacionit të navigimit.

Pasagjerët në transportin publik do të jenë në gjendje të planifikojnë udhëtimin e tyre përmes Google Maps dhe të blejnë një biletë duke mos dalë fare nga aplikacioni. Funksioni do të jetë i disponueshëm për 80 kompani në mbarë botën – pasi të zgjidhni destinacionin tuaj, do të keni mundësinë të paguani në telefonin tuaj duke përdorur llogarinë tuaj Google Pay.

Ofrimi i opsioneve të planifikimit të itinerarit së bashku me koston duhet të inkurajojë konceptin e transportit të qëndrueshëm, përfundon webfaqja TheNextWeb.

Përktheu: Nuhi Shala