Google Maps më në fund vjen me opsionin e Dark Mode për Android

Aplikacioni Google Maps po bëhet me një modalitet vërtetë të errësuar, të paktën në Android. Kompania Google ka njoftur ditë më parë se më në fund do ta lëshojë opsionin e  errët (Dark Mode) që është testuar në aplikacion që nga shtatori i vitit 2020, raporton ueb-faqja amerikane për teknologji The Verge.

Opsioni Dark Mode i cili i shpie gjërat shumë më larg sesa opsioni i modalitetit të natës me ngjyra, do të jetë i qasshëm në menynë e cilësimeve të aplikacionit, tek “Theme”.

Google ka bërë të ditur përhapjen e Dark Mode si pjesë e një serie veçorish të reja që vijnë në Android, duke përfshirë disa azhurnime të Android Auto. Përveç sfondeve të personalizuara, Android Auto tani do të shfaqë edhe lojëra. Trivia Crack, Jeopardy, Song Quiz dhe sfondi i vetë Google “Are You Feeling Lucky” (A ndjeheni me fat) do të jetë në dispozicion. Lojërat mund të arrihen përmes asistentit duke thënë “Hey Google, play a game” (Hej Google, luaj një lojë).

Android Auto po merr gjithashtu një veçori të ndarë në ekran që do t’a vendosë Maps krah për krah me kontrollet e medias, ashtu si ajo që Apple filloi ta bënte në CarPlay në iOS 13 në vitin 2019. (Megjithëse kjo karakteristikë do të jetë e disponueshme vetëm në makina me ekran më të gjerë.) Google ka insertuar shkurtesa në ekranin e lëshimit të Android Auto gjithashtu, i cili do t’iu lejojë qasje të shpejtë për t`u informuar në lidhje me motin apo vendosjen e termostatit tuaj të shtëpisë.

Karakteristikat e Android Auto do të jenë të disponueshme “në ditët në vijim” në telefonët që përdorin Android 6.0 e më lart në makinat e përputhshme. Opsioni Dark Mode në hartat e Google do të hapet “së shpejti”.

Përktheu- Nuhi Shala